HomeAktuale

Pas takimeve me SNS-in, Pajaziti kërkon nga Arifi ta sqaroj pozicionin negociues

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka kërkuar sot sqarime nga Nagip Arifi se në çfarë cilësie po i zhvillon bisedimet me SNS-in e

Ekskluzive: “868-shi” megjithatë “ ka votuar” më 27 maj? (foto-dokument)
Ka nisur asfaltimi i rrugës Muhoc- Zarbicë
Vazhdon puna e komisioneve për vlerësimin e projekteve të mbështetura nga Qeveria e Kosovës


Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka kërkuar sot sqarime nga Nagip Arifi se në çfarë cilësie po i zhvillon bisedimet me SNS-in e Bujanocit.
„ Në cilësinë e kryetarit të komunës, të PD-së „…. ka parashtruar pyetjen Pajaziti, transmeton FOLonline.
Më tej Pajaziti ka lënë të kuptohet se këto biseda nuk po zhvillohen në emër të koalicionit të shqiptarëve.
„ Të paktën APN nuk është në dijeni dhe nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve„, ka konkluduar Pajaziti.

Postimi i Pajazitit:

Takimet dhe bisedat për zgjerim të koalicionit qeverisës në Bujanoc, duhet të qartësohen.
Janë takime të kryetarit të PD-së me atë të SNS-së në Bujanoc, apo të kryetarit të komunës me përfaqësuesin e partisë përkatëse?!
APN si nënshkruese e koalicionit, nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve dhe nuk është në dijeni për këto takime.

COMMENTS