HomePolitikë

Takohen Kurti e Kamberi

Kandidati për kryeminstër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, njëkohësisht dhe kryetar i këtij subjekti politik, Albin Kurti, ka takuar sot në Pr

Kërcënuesit ndaj familjes së Ismailit rrezikojnë burgim deri në pesë vjet
Taipi njëri ndër futbollistët më të paguar në Kategorinë Superiore
Të hënën bie pushteti në Preshevë, formohet koalicion i ri

Kandidati për kryeminstër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, njëkohësisht dhe kryetar i këtij subjekti politik, Albin Kurti, ka takuar sot në Prishtinë deputetin popullor dhe kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberin.

Në takimin i cili shoqërohej edhe nga përfaqësueisit e subjektve në fjalë, Liburn Aliu-LVV dhe Ardita Sinani-PVD, u bisedua për planet e qeverisjes së ardhshme të Kosovës në raport me Luginën.

Pas takimit, LVV ka dal me një komunikatë për opinion:

Deputetin shqiptar nga Lugina e Preshevës, ish-kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberin, të shoqëruar nga ish-kryetarja e Preshevës, tani kandidatja për këtë komunë, znj. Ardita Sinani, i priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati ynë për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me kandidatin për deputet, Liburn Aliu.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në Luginë e në Kosovë. Për projektin e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat civilë në Medvegjë, dhe për angazhimin që mund ta bëjmë për t’iu kundërvënë një spastrimi të tillë. Me bindjen se fshirja e shqiptarëve nga regjistrat civil është e papranueshme e duhet të ndalet, nënvizuam se Kosova e Shqipëria e kanë për obligim, e qeverisja jonë e re do të angazhohet, që ta ngris këtë çështje Bruksel e në Washington D.C., në OSBE, dhe në të gjitha organizatat tjera që merren me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Me z. Kamberi dhe znj. Sinani folëm edhe për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, për padrejtësitë e pengesat që po na vihen në ditën e referendumit, dhe për përgatitjet që jemi duke i bërë për të qeverisur si shumicë pas 14 shkurtit. Ata na uruan sukses në këto zgjedhje, e ne ndamë bindjen që si qeveri e ardhshme do të angazhohemi për ta ndihmuar Luginën, edhe me projekte konkrete, por edhe duke e ngritur zërin kundër shkeljeve që po u bënë shteti serb shqiptarëve atje, thuhet në komunikatën e LVV-së.

COMMENTS