HomeNë fokus

Shënohet 25-vjetori i themelimit të Trupit Koordinues në Banjë të Bujanocit

Sot, në Banjë të Bujanocit, u shënua 25-vjetori i themelimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Manifestimi mblodhi zyrtarë

Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Destabilizimi zhvendoset në jug të Serbisë (pjesa 10)
Kujdes: Ja çka i bënë Covidi mushkërive tuaja, përvojat nga Bujanoci dhe Presheva
Nga 20.000 dinarë për nxënësit më të dalluar të gjeneratës

Sot, në Banjë të Bujanocit, u shënua 25-vjetori i themelimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Manifestimi mblodhi zyrtarë aktualë dhe ish-drejtues të këtij institucioni, drejtues komunash dhe institucionesh të tjera publike, ministra qeveritarë, si dhe përfaqësues nga trupi diplomatik.

Gjatë fjalimeve dhe konferencës për media u vunë re dallime të theksuara në qëndrime ndërmjet u. d. të kryetarit aktual të Trupit Koordinues, Aleksandar Martinoviq, dhe kryetarëve të komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Arbër Pajaziti. Derisa Martinoviq theksoi se gjatë këtij çerekshekulli janë shënuar arritje të rëndësishme në punën e Trupit Koordinues, Sinani dhe Pajaziti vënë në pah ngecjet e vazhdueshme, sfidat e pazgjidhura dhe nevojën për një qasje të re dhe më efikase në adresimin e problemeve të komunitetit shqiptar.

Me një fjalim përshëndetës u paraqit edhe kryetari i parë i Trupit Koordinues, Nebojsha Çoviq, i cili foli për rrethanat e krijimit të këtij mekanizmi institucional dhe rolin e tij ndër vite.

Në fund të manifestimit, për të pranishmit u shfaq një film përmbledhës që pasqyroi aktivitetet dhe projektet kryesore të Trupit Koordinues gjatë 25 viteve të veprimtarisë së tij.

COMMENTS