HomeKulturë

Nagip Tashi në Zvicër me ftesë të „Gjergj Kastriotit“

Me ftesë të shoqatës ,,Gjergj Kastrioti" në Zvicër dhe me mbështetjen e Komunës së Bujanocit, më 18 maj, Nagip Tashi do të jetë pjesëmarrës në Eks

Kamberi: Lugina Preshevës ka nevojë për mbështetje të fuqishme politike dhe diplomatike në qarqet ndërkombëtare
Pajaziti në takim me përfaqësues të Britanisë së Madhe
Me vendim politik për parandalimin e shqiptarëve në parlament

Me ftesë të shoqatës ,,Gjergj Kastrioti” në Zvicër dhe me mbështetjen e Komunës së Bujanocit, më 18 maj, Nagip Tashi do të jetë pjesëmarrës në Ekspozitën ,,Gjergji në art”, e cila organizohet për nderë të 620 vjetorit të lindjes së Kryeheroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Vendodhja: Grampenëeg 5,8180 Bülach në Zvicër.

Ndërkohë, shkuarjen e „Gipës“ e kanë mirëpritur nga shoqata në fjalë.

Në një postim në Facebook, Shoqata „Gjergj Kastrioti“ i ka falenderuar përzemërsisht Tashit që ka pranuar ftesën për të qenë prezent në ekspozitë.

Çfarë thotë Nagip Tashi për veten:

Jam Nagip Tashi nga Tërrnoci Komuna e Bujanocit. Me profesion jam zdrukthtar. Pasioni im është arti e në veçanti teknika mozaik në copa druri. Kam realizuar mbi 50 figura kombëtare të sferave të ndryshme si: veprimtar, artist, humanist e politikan, duke filluar nga Gjergjë Kastrioti Skënderbeu, Bekim Fehmiu, Ibrahim Rugova e deri tek portretet e fundit Shtjefën Gjeçovi e Mirush Kabashi. Përgjatë 15 vjetve krijimtari artistike i kam mbajur 5 Ekspozita personale në të gjitha trojet shqiptare, Kosovë,Shqipëri,Maqedoni dhe Diasporë.

COMMENTS