HomeNë fokus

Shqipëria edhe me një projekt në Bujanoc

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot ka nisur zbatimi i një projekti inovativ, i mbështetur nga Unioni i Bashkive S

Arifi takon drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe ata të shkollave
Sulmi ndaj priftit?:Lirohen dy të rinjtë shqiptarë
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐚𝐧𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐊𝐒𝐡 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈s.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se sot ka nisur zbatimi i një projekti inovativ, i mbështetur nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Serbi.

Me këtë rast, Pajaziti, së bashku me drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon,  Andriola Kambo, si dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Sh.T. Bardhyl Canaj, kanë vizituar Shkollën e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. Para nxënësve dhe stafit arsimor është shpalosur qëllimi dhe rëndësia e projektit, duke u theksuar se kjo nismë tashmë ka kaluar nga faza e idesë në zbatim konkret në terren.

Sipas kryetarit Pajaziti, projekti synon t’u ofrojë të rinjve të Bujanocit njohuri dhe aftësi të domosdoshme për të tashmen dhe të ardhmen, veçanërisht në fushën e dijeve digjitale dhe programimit. Ai ka theksuar se tregu i punës po ndryshon me shpejtësi dhe kërkon aftësi praktike, kreativitet dhe gatishmëri për të mësuar vazhdimisht, elemente që ky projekt synon t’i zhvillojë përmes trajnimeve konkrete dhe të aplikueshme.

Pajaziti ka ritheksuar se Komuna e Bujanocit mbetet e përkushtuar ndaj rinisë dhe krijimit të kushteve që të rinjtë të zhvillohen dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendlindje. Sipas tij, investimi në rini është investimi më i sigurt për të ardhmen e komunës dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Në fund, kryetari i ka ftuar të rinjtë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të angazhohen aktivisht në trajnimet e ofruara dhe të mos hezitojnë të mësojnë e të provojnë gjëra të reja, duke i siguruar se institucionet lokale do të jenë pranë tyre gjatë gjithë këtij procesi.

COMMENTS