HomeKoronavirusi

Kosovarët “vërshojnë” Bujanocin për tu vaksinuar kundër Covidit

Dhjetë autobusë me rreth 300 qytetarë nga Kosova kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Bujanoc për t’u imunizuar kundër Covid-19, shkruan FOLonline.

KËSHILLI KOMUNAL APROVON PROPOZIM BUXHETIN PËR VITIN 2021
APN dënon presionin ndaj Behar Mustafës
BUJANOCI DHE LIKOVA BASHKËPUNOJNË PËR IPA FONDET

Dhjetë autobusë me rreth 300 qytetarë nga Kosova kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Bujanoc për t’u imunizuar kundër Covid-19, shkruan FOLonline.

Kësaj mënyre të organizuar të transportit ju kanë bashkangjitur kryesisht qytetarë nga Anamorava, përkatësisht nga komunat Gjilan, Kamenicë dhe Ranilluk si dhe nga komuna e Shtërpcës.

Portali „Bujanovaçke“ ndërkohë ka raportuar se në mesin e qytetarëve të cilët prisnin për t’u imunizuar kishte edhe shqiptarë nga Gjilani.

Poashtu edhe kompanitë e kontraktuara për transportin e udhëtarëve ishin kryesisht në pronësi të shqiptarëve të Kosovës.

Imunizimi i sotëm masiv i qytetarëve të Kosovës është realizuar nga Ministria Serbe e Shëndetësisë dhe kordinatorët lokal në terren ndërsa shtëpia e shëndetit në Bujanoc vetëm se u ka lënë në dispozicion hapsirat e saj.

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës, kryesisht serbëve, po realizohet pas paralajmërimeve të presidentit Aleksandar Vuçiq se do të organizohen punkte për imunizimin e bashkëkombasve të tij nga Kosova në brendi të Serbisë.

Serbia është ndër vendet e para në rajon e cila ka nisur imunizimin masiv të qytetarëve kundër virusit Covid-19.

COMMENTS