Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka pritur sot talentin e IT-së nga Bujanoci, krijuesin e lojërave kompjuterike „Time Zoid“
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka pritur sot talentin e IT-së nga Bujanoci, krijuesin e lojërave kompjuterike „Time Zoid“ dhe „Time Zoid 2“, Amar Iseni, së bashku me prindin e tij, Blerimin.
Mustafa thotë të ketë qenë i entuziazmuar me aftësitë e Amarit duke shprehur mbështetje për të dhe duke shfaqur nevojën e përmirësimit të kushteve në procesin edukativo-arsimor.
Postimi i Mustafës:
AMARI SHEMBULL I NXËNËSIT ME POTENCIALE PROGRAMUESE NË LUGINË
Sot e takova dhe Amarin dhe babain tij, Blerim Iseni. Amarin e përgëzova për krijimin inventivë të lojës kompjuterike “Time Zoid” dhe “Time Zoid 2” gjatë situatës së jashtëzakonshme (lockdoën) me pandeminë Covid-19.
Amari është nxënës në klasën e shtatë fillore në Bujanoc.
Në bashkëbisedim u entuziazmova nga përkushtimi, ambicia dhe mënyra e shtjellimit të lojës. I habitur nga gjuha e tij programuese, kapacitetet e tij krijuese e potencialit programues në lojëbërjet kompjuterike.
Amari është vetëm një shembujll që të frymëzon e të jep forcë për angazhim të shtuar në përmirësimin e kushteve edukativo-arsimore, jo vetëm të shkollimit por edhe inovacionit.
Bravo e urime të shumta Amar!
COMMENTS