HomeAktuale

Shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës qëndron edhe në Preshevë

Shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, është takuar sot në Preshevë me kryetarin e kësaj komune, Shqiprim Arifi. Lidh

Provimi i maturës në “ Sezai Surroi “
Kamberi: Nuk ka BE pa u plotësuar kushtet
Merr miratimin ” Pako emergjente Presheva 2020 “

Shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, është takuar sot në Preshevë me kryetarin e kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Lidhur me takimin, kryetari Arifi ka bërë këtë postim në Facebook:

🇽🇰 Me Ambasadorin e Kosovës, me qëllim të njoftimit dhe krijimit të urave lidhëse të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komunës së Preshevës.

Ndër çështjet për të cilat u diskutua gjatë këtij takimi ishin sfidat me të cilat Lugina e Preshevës po përballet dhe çështje të tjera aktuale politike.

E njoftuam edhe mbi vonesën e transferit të 2 milion eurove të parapara për Luginën e Preshevës. Si rrjedhojë, për arsye subjektive, përpos që nuk po realizohet vullneti i popullit të Kosovës, si vendim i Parlamentit në vitin e kaluar, edhe tre projekte të rëndësishme për qytetarët e Preshevës janë stagnur.

Ambasadori ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të dhënies së kontributit të ambasadës për mundësinë e krijimit të urave lidhëse.

COMMENTS