HomePolitikë

KSHL kërkon rivotim në Tërrnoc

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës-KSHL ka parashtruar kërkesën në Komisionin Komunal Zgjedhor në Bujanoc-KKZ me anë të së cilës kërkohet anulimi

Arrestohet i dyshuari për alarm të rrejshëm të bombës në Tërrnoc
Vizioni i “Bacit”
PD rreth procesit zgjedhor

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës-KSHL ka parashtruar kërkesën në Komisionin Komunal Zgjedhor në Bujanoc-KKZ me anë të së cilës kërkohet anulimi i zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc të zhvilluara më 27 maj.

Lajmin për FOLonline e ka konfirmuar kryetari i KKZ-së, Fejzi Beqiri, i cili ka theksuar se kërkesa është dërguar në afatet e parapara ligjore ndërsa edhe vet instanca do të vendos në kuadër të afateve të përcaktuara.

Nga Shtabi Zgjedhor të KSHL-së i kanë thënë FOLonline se kanë argumente të forta që Tërrnoci të shkojë edhe njëherë në rivotim.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në vendvotimin nr.6 në Tërrnoc deri më tash janë mbajtur tre herë.

Herën e parë më 3 prill kur u votua në tërë Serbinë ndërsa më 28 prill dhe 27 maj pas ankesave të aprovuara të KSHL-së, përkatësisht SPS-it.

COMMENTS