HomeAktuale

Shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës qëndroi në Bujanoc

Në Bujanoc, sot ka qëndruar shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari. Ai ka takuar përfaqësuesit institucional të cilët vizitë

Tërnoci i’a gërditë futbollin kundërshtarëve
Taipi njëri ndër futbollistët më të paguar në Kategorinë Superiore
Salihi i PD-së godet, Rexhepi i PVD-së bënë thirrje për unitet

Në Bujanoc, sot ka qëndruar shefi i Zyres Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Jetish Jashari.

Ai ka takuar përfaqësuesit institucional të cilët vizitën e pasqyruan përmes postimeve në Facebook.

Nagip Arifi-kryetar i Bujanocit

Sot, mirëprita shefin e Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Jetish Jasharin me bashkëpuntorin e tij Fatmir Haxhollin.

Edhe kësaj here shtjelluam temat që kanë të bëjnë me situatën politike, ekonomike dhe të sigurisë në Bujanoc dhe rajon.

Enver Ramadani- kryetar i Kuvendit Komunal

Takim vëllazëror me Jetish Jasharin përfaqësues në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Angazhimi dhe përkujdesi i qeverisë së Kosovës për qytetarët e Luginës do të vazhdojë.

Lugina e Preshevës ka nevojë më shumë se kurrë për kujdesin nga qeveria e Kosovës!

#Bashkëmundemi

 

 

Shqiprim Musliu, zv/ kryetar i komunës

Me ambasadorin e zyrës së Kosovës në Beograd z.Jetish Jasharin si dhe bashkëpuntorin e tij z.Fatmir Haxhollin u takuam sot gjatë vizitës së tyre në Komunën e Bujanocit ku bashkëbiseduam për zgjidhjen e shumë problematikave që po i prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë por edhe për proceset që i kemi përpara.

COMMENTS