HomeNë fokus

Shefi i OSBE-së në Serbi vizitoi Bujanocin

  Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, ka qëndruar sot në Bujanoc me ç’rast ka takuar drejtues institucionesh dhe subjektesh politi

Spastrim etnik pa pikë gjakimi në Luginën e Preshevës
Musliu në përkujtimin e dëshmorëve në Dobrosin
Çka ka në tavolinën e tij Vuçiq për shqiptarët?

 

Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, ka qëndruar sot në Bujanoc me ç’rast ka takuar drejtues institucionesh dhe subjektesh politike.

Këto janë disa nga prononcimet e liderëve politik dhe institucional pas takimit me shefin e OSBE-së

 

Postimi i kryetarit të komunës, Nagip Arifi:

Me kënaqësi prita Ambasadorin e OSBE-së z. Jan Braathu për të diskutuar rreth problemeve të shumta të qytetarëve tanë në Bujanoc, por edhe në Luginë të Preshevës në përgjithësi.

Meqë, ishte hera e parë që Ambasadori po viziton Bujanocin, e njoftova për mos implementimin e planit 7 pikësh, problemin e pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë të Luginës, ngecja e zhvillimit ekonomik, problemi i nostrifikimit të diplomave, mungesa e teksteve shkollore, dhe problematika tjera.

Nga Ambasadori Braathu mora premtimin se këto probleme do të ngriten në nivelin më të lartë qeveritar dhe se së shpejti do të zhvillojë një takim me presidentin Vuçiq për gjetjen e zgjidhjes së problemeve.

Në fund, ia rikujtova edhe marrëveshjen e Ëashingtonit, ku në mesin e pikave është edhe njohja reciproke e diplomave, e cila deri në këto momente nuk po gjen zbatim.

Pëndryshe, Ambasadori Jan Braathu para se të emërohet Ambasador i OSBE-së në Beograd ka qenë edhe Ambasador i OSBE-së në Prishtinë, dhe njef mirë mentalitetin politik të dy shteteve fqinje.

p

Postimi i kryetarit të Kuvendit Komunal, Enver Ramadani

Sot pata kënaqësinë që të pres në takim dhe të diskutojmë së bashku me ambasadorin e OSBE-së pnë Beograd z.Jan Braathy .

Me ambasadorin diskutuam mbi pasivizimi e adresave që po iu bëhen qytetarëve tanë, mos inkuadrimin e shqiptarëve në organe shtetërore dhe mos përfshirja e tyre në këto organe sipas numrit e diku as edhe një të punësuar krahas numrit të banorëve, mosnjohjen e diplomave, policinë multi etnike dhe të tjera.

U dakorduam se shumicën e çështjeve të ngritura duhet ti vendos në agjendën e tij dhe se shpejti të kemi edhe  takimet e radhës.

Të shqetësuar edhe me çështjen e ministrit të arsimit, ngreha shqetësimin tim ndaj presionit që po ju bëhet drejtorëve të shkollave shqipe.

Shpreha edhe njëherë falënderimin për vizitën dhe kërkova ambasadorit që këto çështje ti ngrisim  së bashku me ambasadat me relevante si ajo e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë, Norvegjisë dhe shteteve tjera të  Evropës.

Postimi i deputetit popullor, Shaip Kamberi:

Një kafe çasti dhe bashkëbisedim mbi situatën e përgjithshme në Luginë të Preshevës me Shefin e Misionit të OSBE-së në Beograd, E. T. Jan Braathu.

 

Konferencën për media të ambasadorit të OSBE-së mund ta ndiqni në këtë vegëz:

https://www.facebook.com/FOLonline/videos/268476198432939/

 

COMMENTS