HomeNë fokus

Hiqet situata emergjente në Bujanoc

Shtabi për Situata Emergjente i komunës së Bujanocit ka vendosur sot për heqjen e situatës së jashtëzakonshme e cila ishte në fuqi nga 17 korriku.

Rexhepi: PVD nuk duhet të hesht ndaj akuzave të Arifit
Rikthehen emocionet e futbollit në TV Spektri
Kamberi: Qeveria e Serbisë vazhdon të heshtë ndaj kërkesave tona ligjore

Shtabi për Situata Emergjente i komunës së Bujanocit ka vendosur sot për heqjen e situatës së jashtëzakonshme e cila ishte në fuqi nga 17 korriku.
Një vendim i këtillë erdhi pas propozimit të u.d. të drejtorëshës së sapoemëruar të shtëpisë së shëndetit, Daliborka Pavlloviq, raporton FOLonline.
Heqja e situatës së jashtëzakonshme nënkupton kthimin e orareve të vjetra të punës edhe për lokalet e gastrononisë para pandemisë.
Megjithatë, në fuqi mbeten masat anti Covid të përcaktuara nga Shtabi Republikan i Krizave.


Në raportin e saj në seancën e Shtabit Komunal, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit, Daliborka Pavlloviq, ka theksuar se nga shpërthimi i epidemisë në komunën e Bujanocit janë regjistruar 195 raste të infektimit me virusin korona.

COMMENTS