HomeNë fokus

Sherif Abdyli pjesë e selisë qendrore të OSBE-së në Vjenë

Sherif Abdyli nga Bujanoci së shpejti do të bëhet pjesë e selisë kryesore të OSBE-së në Vjenë të Austrisë. Abdyli sot nënshkroi dokumentacionin

Vuçiqit i „ djeg „ shumica shqiptare në Bujanoc
Arifi: Nëse jo nga Kosova, nga kush mund të kërkojë ndihmë Lugina?
Prokuroria Speciale me akuzë ndaj deputetit Kamberi?

Sherif Abdyli nga Bujanoci së shpejti do të bëhet pjesë e selisë kryesore të OSBE-së në Vjenë të Austrisë.

Abdyli sot nënshkroi dokumentacionin e nevojshëm i cili i mundëson pozicion në Asamblenë Parlamentare të kësaj organizate në kryeqytetin austriak.

Lajmin e bëri të ditur Roberto Montella, sekretar i përgjithshëm i Asamblesë në fjalë i cili gjatë periudhës 2001-2003 ishte shef i zyres ndërlidhëse të OSBE-së në Bujanoc.

Me këtë rast, italiani Montela postoi edhe disa fotografi gjatë aktit të nëshkrimit të kontratës me Abdylin me mbishkrimin në anglisht „Legjenda po vie“.

Ndryshe, Sherif Abdyli për njëzetë vjet me radhë ishte pjesë e zyres së OSBE-së në Bujanoc.

Ndërkohë, në rrjetet sociale, nga liderë politik e institucional të Luginës  tanimë kanë nisur të adresohen përgëzimet në adresë të Abdylit me rastin e avansimit të tij në këtë pozitë me peshë ndërkombëtare.

COMMENTS