HomeNë fokus

Serbia s’lejon që Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Bujanocit

Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që Gent

Sonte në 23: 00 – Futbollisti në karantinë ( video )
Kryetarët e bashkive shqiptare takohen në Gjakovë, Bujanoci prezantohet nga Arifi
Koalicioni në Bujanoc: Dalin në pah mospajtimet midis PD-së dhe PVD-së

Ministrja e Administratës shtetërore dhe Pushtit Lokal të Serbisë, Marija Obradoviq, ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që Gent Cakaj, të shpallet “qytetar nderi” nga kjo komunë.

Këtë e ka bërë të ditur Obradoviq gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ku ka treguar se e ka nënshkruar vendimin për refuzimin e kërkesës.

26 këshilltarë komunalë të Bujanocit kishin nënshkruar një propozim që Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, të shpallet “qytetar nderi” për kontributin e tij që ka dhënë për shqiptarët e Luginës dhe për mbështetjen që i kishte dhënë Listës së përbashkët të shqiptarëve gjatë zgjedhjeve në Serbi.

Ky propozim pastaj ishte dërguar në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe Pushtetit Lokal të Serbisë, që zyrtarisht, nuk kishte marrë ndonjë përgjigje, deri në deklarimin e Obradoviqit në Kuvend.

COMMENTS