HomeNë fokus

Reagon Ramadani: Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit

Krytari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal në Serbi për të refuzuar vendim

Lutfiu: Në vend të mbrojtjes së Ligjit, emërimi i gjykatësve të rinj po e shkel atë
Propozohet mbyllje totale për 7 ditë
Shpërblehen nxënësit shembullor

Krytari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal në Serbi për të refuzuar vendimin e institucionit të cilin ai drejton lidhur me shpalljen „Qytetar nderi“ të kryediplomatit shqiptar, Gent Cakaj.
„Pa marrë parasysh këtë vendim, z.Cakaj do të vazhdojë të gëzojë këtë epitet“, është shprehur Ramadani.

Postimi i plotë i kryetarit Ramadani:

Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit pavarësisht vendimit të ministres së Administratës dhe Vetadministrimit lokal zonjës Obradoviq për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal.

Angazhimet e ministrit në detyrë z. Gent Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie. Duke kontribuar me demokratizimin e politikës proaktive e proevropiane Gent Cakaj do të vazhdojë të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit.
Aryetimi i ministres z. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen e “Qytetar nderi” z. Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit por pikërisht për vetë ministren dhe qeverisë që i takon ajo.

Ashtu si edhe shumë të tjerë, që kanë probleme të përballen me të vërtetën e ngjarjeve qoftë në Luginë e qoftë në Kosovë, jetojnë në iluzionet e refuzimit të së vërtetës.
Ky realitet as nuk përfaqëson të vërtetën e fakteve e aq më pak shpien drejt së drejtës tranzicionale e arritjes së paqes së qëndrueshme në këtë copë të Ballkanit Perëndimor.

I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc z. Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres Obradoviq për dhënien e pëlqimit.
Mik i yni Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni.

Kryetar i Kuvendit Komunal,
Enver Ramadani

COMMENTS