HomeAktuale

Salihi: Nga 11, vetëm 4 shqiptarë

Sekretari organizativ i PVD-së dhe këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Rahim Salihi, ka reaguar lidhur me punësimet e fundit në institucion

Pajaziti: Punëtorët e komunës ende pa paga
KAMBERI: PAGAT MË TË ULËTA NË LUGINË SE PAGA MESATARE NË SERBI DËSHMOJNË THELLIMIN E PABARAZIVE ETNIKE DHE TERRITORIALE NGA ANA E PUSHTETIT
Pajaziti: Komuna e Bujanocit e detyruar të paguajë mbi 13 milionë dinarë për rrugën e fshatit Rakoc

Sekretari organizativ i PVD-së dhe këshilltari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Rahim Salihi, ka reaguar lidhur me punësimet e fundit në institucionet komunale.

Sipas Salihit, në Komunën e Bujanocit janë punësuar gjithsej 11 persona. Gjashtë prej tyre, sipas tij, janë punësuar në administratën komunale me vendim të përhershëm, tre në sallën e sportit po ashtu me vendim të përhershëm, ndërsa dy të tjerë në Agjensionin Turistik me kontratë.

Salihi thekson se nga 11 të punësuarit, vetëm katër janë shqiptarë.

“Bujanoci i çudirave! 11 të punësuar, vetëm 4 shqiptarë!”, ka shkruar Salihi.

Ai e ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale komunale, duke e cilësuar koalicionin qeverisës si “më të dëmshmin” dhe qeverisjen si “më nepotisten” që, sipas tij, Bujanoci ka pasur në historinë e tij të re.

COMMENTS