Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj glorifikimit të figurës së Ratko Mladićit në hapësirat publike, duke e cilës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj glorifikimit të figurës së Ratko Mladićit në hapësirat publike, duke e cilësuar këtë si një akt politik dhe jo si pjesë të historisë.
„Glorifikimi i kriminelëve nuk është histori. Është politikë“, ka shkruar Kamberi.
Ai ka theksuar se kur në hapësirat publike glorifikohet Ratko Mladić, nuk bëhet fjalë thjesht për një figurë ushtarake të së kaluarës, por për një person të dënuar për gjenocid dhe krime lufte.
Sipas Kamberit, pas emrit të Mladićit qëndrojnë mijëra viktima, familje të shkatërruara dhe një prej krimeve më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Duke iu referuar masakrës së Srebrenicës, Kamberi ka nënvizuar se ajo nuk është çështje interpretimi politik, por fakt historik dhe juridik.
„8.372 viktima nuk janë një statistikë. Janë 8.372 jetë njerëzish“, ka shkruar Kamberi.

COMMENTS