Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Sali Salihi, ka ngritur në piadestal figurën e vartësit të tij, Nagip Arifi. Salihi ka
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit, Sali Salihi, ka ngritur në piadestal figurën e vartësit të tij, Nagip Arifi.
Salihi ka zgjedhur gati fundin e vitit duke zgjedhur fjalë të bukura për shefin e tij, kryetarin e komunës, Nagip Arifi.
Fitorja në zgjedhje, unifikimi i faktorit politik shqiptar, buxheti rekord i komunës, pozita respektuese në Kosovë e Shqipëri, sipas Salihit, janë disa nga vyrtitet që Arifin e bëjnë jo vetëm personalitet të vitit por edhe udhëheqës historik në këto 18 vjetët e fundit.
Postimi i Sali Salihit:
– E nisi fushatën me sloganin “Ditë të mira po vijnë” për të kthyer shpresën tek qytetarët.
– Premtoi që do ta bëjë 21-shin shqiptar në Kuvendin komunal, dhe menjëherë pas shpalljes së rezultateve filloi bisedimet me të gjitha partitë politike shqiptare.
– Dëshmoi se mosha nuk është kriter për të fituar, por dija, guximi dhe përvoja. Në tubime elektorale nuk fliste shumë, ngase për të fliste historia.
– U sulmua në forma të ndryshme nga rivalët politik, por kur erdhi koha i ftoi të gjithë në tryezën e tij për të bashkëqeverisur. Tregoi pjekuri politike, duke vendosur interesin kombëtar mbi atë partiak.
– Sot, për herë të parë në histori të komunës së Bujanocit, po udhëheq komunën me mbështetjen e 25 këshilltarëve shqiptarë që përfaqësojnë rreth 13.000 votues. Ka rritur frymën e bashkëpunimit mes subjekteve politike shqiptare.
– Përgjatë këtyre pesë muajve eliminoi fjalët ‘shpiun/tradhtar’ që zakonisht përdoreshin për kundërshtarët politik. Termi ‘bllokadë financiare’ nuk ekziston më.
– Realizoi shumë projekte të rëndësishme, gati se në të gjitha vendbanimet duke mos bërë dallime partiake e nacionale. Malësia, e cila ishte harruar për një kohë, filloi të frymojë ndryshe.
– Dëshmoi se është kryetar i të gjithëve. Lidershipit të tij po i lakmojnë edhe politikanë në Kosovë e Shqipëri.
– Vitin 2021 do ta udhëheq me një buxhet rekord në histori të Bujanocit me 1 miliard e 300 milionë dinarë.
– Personalitet i vitit PO se PO, por me siguri edhe i 18 viteve të fundit.
COMMENTS