HomeKulturë

Gjuha shqipe përfaqësohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Gjuha shqipe është përfaqësuar sot në Beograd, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të të Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Kamberi: Policia multietnike po rrezikon të zhduket – kërkohet program i posaçëm për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë
Arifi kërkon nga PD mobilizim të shtuar në prag të zgjedhjeve
Në Bujanoc ofrohen shërbime seksuale me pagesë

Gjuha shqipe është përfaqësuar sot në Beograd, krahas më shumë se 20 gjuhëve të tjera evropiane, në edicionin e 26-të të Ditës Evropiane të Gjuhëve.

Për të dytin vit radhazi, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi prezantoi gjuhën shqipe në këtë aktivitet, me synim promovimin e shkëmbimit kulturor rajonal dhe të diversitetit gjuhësor evropian.

Në hapësirën kushtuar gjuhës shqipe, pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin me kulturën shqiptare përmes kuiceve interaktive, librave dhe suvenireve nga Shqipëria.

Aktiviteti u zhvillua nga ora 10:00 deri në 13:00 në gjashtë lokacione të ndryshme në Beograd dhe u organizua nga rrjeti EUNIC Serbia, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe Këshilli i Evropës.

Në këtë edicion morën pjesë përfaqësues të 27 vendeve dhe organizatave, ndërsa aktiviteti mblodhi qindra nxënës dhe të rinj të moshës 12 deri në 18 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit e tyre.

Pjesëmarrja e gjuhës shqipe në këtë aktivitet ndërkombëtar në kryeqytetin serb synon të sjellë më pranë të rinjtë dhe kulturat e ndryshme evropiane, duke promovuar shumëgjuhësinë dhe shkëmbimin kulturor.

COMMENTS