Në tre vjetorin e themelimit të APN-së në Bujanoc, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj përmes një postimi i’u është drejtuar kryetari, Arbër Pajazit
Në tre vjetorin e themelimit të APN-së në Bujanoc, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj përmes një postimi i’u është drejtuar kryetari, Arbër Pajaziti.
Pajaziti ka përmendur sfidat me të cilat është ballafaquar partia duke numëruar edhe zgjedhjet e mbajtura të disa niveleve.
Kryetari i APN-së në Bujanoc është ndalur edhe tek seanca e sotme e Kuvendit Komunal ku e ka quajtur si një gabim mospërkrahjen e “Pakos emergjente” të propozuar nga këshilltarët e këtij subjekti politik.
Postimi i Pajazitit:
Të nderuar qytetarë, të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Alternativës për Ndryshim.
Sot është një ditë e rëndësishme për ne, sepse sot u bënë 3 vite nga themelimi i Alternativës për Ndryshim në komunen e Bujanocit.
Që nga ajo kohë kemi kaluar sfida dhe peripeti të medha, kemi kaluar tri palë zgjedhje, të KNSH-së dhe zgjedhjet parlamentare bashkë me ato lokale.
Sot pra kemi një deputet popullor në parlament dhe tre keshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit.
Si APN kemi treguar se nuk jemi parti populiste, por që jemi parti me program dhe ide të qarta.
Gjithashtu edhe në të ardhmen do të deshmojmë që idetë tona kanë për qellim përmirësimin e jetës se qytetarëve dhe asnjëherë interesat tona grupore apo ato personale.
Këtë e dëshmoi edhe propozimi i këshilltarëve tê APN-së në kuvendin komunal, ku prpozuan pakon emergjente “Bujanoci 2021” përshkak të situatës së krijuar pas pandemisë Covid 19, pako kjo e cila për fat të keq nuk gjeti perkrahjen edhe te subjekteve tejra politike në kuvendin komunal.
Qeverisjet përmes ndarjes së buxhetit e tregojnë dashurinë dhe kujdesin ndaj qytetarëve. Pastaj qytetarët përmes votës do ta vlersojnë punën e qeverisjes.
Të dashur qytetarë, viti që po lemë pas ishte vit mjaftë i veshtirë, urojmë që viti i cili është në prag të jet më i mirë, të na gjejë me shëndet më të mirë me më shumë dashuri për njëri tjetrin dhe të jetë i begat për ju dhe familjet tuaja.
Me fat.
COMMENTS