HomeAktuale

RIK konfirmon rezultatet preliminare: Koalicioni Shqiptar përfundimisht me dy mandate në Kuvendin e Serbisë

  Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK) ka përcaktuar sonte rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura të diel

Zgjedhja e gjyqtareve të reja në Bujanoc, Kamberi: Diskriminim ndaj pakicave
UGLP i shqetësuar nga situata në familjen e Jeton Ismaili
APN: Projekti gjysmë milion euro mbikqyret nga elektricisti

 

Komisioni Republikan Zgjedhor (RIK) ka përcaktuar sonte rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Serbi, sipas të cilave Koalicioni Shqiptar ka fituar dy mandate në Kuvendin e Serbisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga RIK-u, Koalicioni Shqiptar ka marrë 27.670 vota, apo 0,64 për qind të votave të përgjithshme, duke siguruar kështu dy ulëse në parlamentin serb.

Rezultatet preliminare janë shpallur pas përpunimit të të dhënave nga 8.187 vendvotime, nga gjithsej 8.392 sa janë në territorin e Serbisë.

Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhje kanë marrë pjesë 4.304.641 votues, ndërsa janë evidentuar 55.472 fletëvotime të pavlefshme.

Sa i përket përbërjes së re parlamentare, Lista Studentore ka fituar 140 mandate me 52,71 për qind të votave, ndërsa lista e Aleksandar Vuçiqit, “Serbia e Bashkuar”, ka siguruar 104 mandate me 39,17 për qind.

Përveç Koalicionit Shqiptar, mandate kanë fituar edhe disa lista të pakicave kombëtare. Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka siguruar dy mandate, ndërsa listat e Rasim Ljajiqit dhe të Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut kanë fituar nga një mandat.

Sipas publikimit të agjencisë Beta, rezultatet mbeten preliminare, pasi ende nuk janë përpunuar të gjitha vendvotimet. Në mbledhjen e RIK-ut është bërë e ditur gjithashtu se numërimi i votave nga diaspora vazhdon, pasi deri në atë moment ishin përpunuar të dhënat nga vetëm tetë vendvotime.

COMMENTS