HomePolitikë

APN certifikohet për zgjedhjet e KKSH-së

Lista zgjedhore e subjektit politik Alternativa për Ndryshim (APN), me Levent Qazimin si bartës, është certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet pë

Vazhdon mbyllja e pjesërishme
Bllokimi i fondeve për librat shqip në Luginë – reagime të forta politike e institucionale
Projekte inovative për Bujanocin nga Tirana

Lista zgjedhore e subjektit politik Alternativa për Ndryshim (APN), me Levent Qazimin si bartës, është certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), të cilat do të mbahen më 8 nëntor 2026.

Lista, e emërtuar “Alternativa për ndryshim – Levent Qazimi”, përbëhet nga 29 kandidatë nga Bujanoci, Presheva dhe vendbanimet e tjera të Luginës.

Në vendin e parë është renditur Levent Qazimi, ekonomist i diplomuar nga Tërnoci i Bujanocit. Pas tij vjen Alban Mehmeti, jurist nga Çukarka e Preshevës, ndërsa në vendin e tretë është Gentiana Beluli-Memeti, ekonomiste e diplomuar nga Bujanoci.

Në katër vendet e para të listës, krahas bartësit, janë renditur edhe Fitore Fejzullahu Halili, magjistre e arteve figurative nga Presheva, si dhe kandidatët e tjerë me profile të ndryshme profesionale.

Listë me profile të ndryshme profesionale

Lista e APN-së përfshin kandidatë me përgatitje dhe profesione të ndryshme, nga ekonomia, juridiku dhe administrata publike, deri te arsimi, mjekësia, arti dhe teknologjia informative.

Ndër kandidatët janë Nedrete Ameti, magjistre e mjekësisë; Mustaf Mehmeti, profesor i historisë; Legjenda Sahiti, profesoreshë e IT-së; Majlinda Avdiji, master i historisë; si dhe Esra Fejzulahi, master i gjuhës gjermane.

Pjesë e listës janë gjithashtu edukatore, studentë, profesorë të muzikës dhe edukatës fizike, si dhe kandidatë me shkollim të mesëm dhe përvojë në fusha të ndryshme profesionale.

Përfaqësim i të dy gjinive

Lista përmban 29 kandidatë, prej të cilëve 12 janë gra dhe 17 burra. Renditja e kandidatëve përfshin përfaqësues nga të dyja komunat, Bujanoci dhe Presheva, si dhe nga disa vendbanime të tyre.

Me certifikimin e kësaj liste, APN-ja hyn në garën për përfaqësim në Këshillin Kombëtar Shqiptar, institucion që merret me çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.

Zgjedhjet për KKSH-në do të mbahen më 8 nëntor 2026.

Lista e kandidatëve:

Izborna lista Alternativa za promene – Levent Ćazimi-

 

COMMENTS