HomeNë fokus

APN: Projekti gjysmë milion euro mbikqyret nga elektricisti

Alternative për Ndryshim ka hedhur dyshime mbi keqpërdorime lidhur me projektin e trotuarit në Preshevë i cili kap shumën e gjysmë milioni euro.

Ka ndërruar jetë Isuf Salihu- Cufa
Cili ishte qëllimi i vizitës së diplomatëve në Bujanoc?
Asfaltohet rruga në qendër, vihet në funksion kolektori i kanalizimit

Alternative për Ndryshim ka hedhur dyshime mbi keqpërdorime lidhur me projektin e trotuarit në Preshevë i cili kap shumën e gjysmë milioni euro.

Kumtesa e APN-së

Projekti gjysëm milion euro i trotuarit mbikëqyret nga një elektricist dhe nga kompania e cila është themeluar vetëm një muaj më parë.

Qytetarët e Komunës së Preshevës janë duke u qeverisur nga kleptokratët, meqë vetëm në pak muaj qeverisje është shpërfaqur sistemi qeverisës antidemokratik i pazareve, i cili po e mbanë peng vendin tonë.

Një nga angazhimet e para të kësaj qeverisje jolegjitime, është ndërrimi i organit mbikëqyrës të projektit kapital për renovimin e trotuarit nga ish tregu deri te shkolla fillore me gjatësi prej 1 km me vlerë prej 500.000 Euro.

Ndërrimi i kësaj kompanie mbikëqyrëse mundëson vjedhjen e paparë në historinë e Komunës së Preshevës, nga një projekt i rëndësishëm jetik për qytetarët.

Organi mbikëqyrës i këtij projekti është zgjedhur sipas kontratës më 02.07.2021 kompania “MKD Inxhinjering” nga Beogradi, ndërkaq kompania në fjalë është themeluar vetëm një muaj më parë më 03.06.2021 sipas agjensionit të regjistrimit të bizneseve në Serbi.

Pra, kompania e cila ekziston më pak se një muaj në treg, ka fituar projektin gjysëm milion euro të Komunës së Preshevës për të “përkujdesur” që cilësia e projektit të trotuarit në Preshevë të jetë në nivel. Mbi të gjitha, personi i cili është përgjegjës për këtë projekt kapital nuk ka as kompetencat më të vogla profesionale, meqë është inxhinjer i elektronikës.

Ky konstelacion është identifikator i padyshim, se në këtë projekt gjysëm milion euro, do të shfaqen parregullësi dhe vjedhje klasike, ashtu siç kanë treguar përvojat e tyre korruptive në tri dekadat e fundit.

Më poshtë po sjellim faktet se si ky pushteti lokal i sponsorizuar nga oligarkia lokale, ka për qëllim hajninë dhe malverzimet marramendëse përmes këtij projekti, për tˋi paguar borxhet e fushatave politike në vend.

Preshevë, 08.10.2021

Shërbimi për Informim i Alternativës për Ndryshim

COMMENTS