HomeAktuale

UGLP i shqetësuar nga situata në familjen e Jeton Ismaili

UGLP i shqetësuar nga situata në familjen e Jeton Ismaili Unioni i Gazetareve të Luginës së Preshevës pas publikimit të lajmit mbi kërcënimet në fa

Mustafi kërkon që shqiptarët të aplikojnë për regjistrues të popullsisë
Tërnoci falenderon mërgatën për ndihmat e ofruara
Kamberi takon ambasadorin e ri të OSBE-së

UGLP i shqetësuar nga situata në familjen e Jeton Ismaili

Unioni i Gazetareve të Luginës së Preshevës pas publikimit të lajmit mbi kërcënimet në familjen e gazetarit të njohur në komunën e Bujanocit, Jeton Ismaili, shpreh reagimin e vet dhe dënon ashpër gjuhën e komunikimit dhe agresivitetin verbal duke kërcënuar me jetë familjen Ismaili.

Historia e kërcënimit lidhjet me raportimin e gazetarit për pandeminë me COVID, në fshatin Terrnoc e që nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me kërcënuesit.

“Sot rreth orës 14:00 në hapsirat e shtëpisë së Jeton Ismailit në Tërnoc, redaktor dhe gazetar i portalit FOLonline, kanë hyrë Ibrahim dhe Valon Memedaliu, babë e birë, poashtu nga Tërnoci, duke kërcënuar me jetë familjarët e Ismailit.
Meqë Jetoni nuk ndodhej në shtëpi, të sipërpërmendurit kanë kërcënuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij e cila në ato momente ndodhej vetëm me tre fëmijë të vegjël.
Rasti është paraqitur në polici e cila pas pak minutash ka arritur në shtëpinë e Ismailit për të marrë deklaratë.
Poashtu ka arritur edhe ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar ndihmën e parë bashkëshortes së Jetonit e cila pas rastit kishte pësuar trauma të thella”, thuhet në portalin folonline.com

Unioni i Gazetarëve të Luginës së Preshevës, fton organeve komunale dhe organet gjygjësore të hetuesisë të merren seriozisht me rastin në fjalë deri në realizimin në mbrojte të gazetarit, Jeton Ismaili dhe familjes së tij.

UGLP, gjithashtu fton kolegët gazetar të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, që ta ndjekin rastin deri në fund.
UGLP, ka njoftuar gjithashtu shoqatat e tjera në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa, UGLP konfirmon mbështetjen dhe përkrahjen ndaj kolegut e gjithashtu gjithë redaksitë që kanë raportuar me kurajë dhe guxim për një çështje të ndjeshme për komunitetin dhe publikun në përgjithësi mbi situatën e pandemisë në komunën e Bujanocit dhe më gjerë.

#kercenime
#jetonismaili
#terrnoc
#bujanoc

COMMENTS