Në Bujanoc është mbajtur mbledhja e XIV e Këshillit Komunal, me një rend dite të ngjeshur dhe çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e

Në Bujanoc është mbajtur mbledhja e XIV e Këshillit Komunal, me një rend dite të ngjeshur dhe çështje me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e komunës.
Gjatë mbledhjes u miratua ribalansi i buxhetit të komunës për vitin 2025, për të cilin kryetari i komunës, Arbër Pajaziti, theksoi:
“Ky ribalans është hartuar për të reflektuar ndryshimet aktuale në të hyrat dhe për të adresuar më mirë nevojat prioritare të qytetarëve tanë”, duke shtuar se “do të mundësojë një funksionim më të lehtë dhe më efikas të shërbimeve komunale.”
Në dokumentin e miratuar parashihen rishpërndarje të mjeteve në funksion të projekteve infrastrukturore dhe përmirësimit të kushteve në fusha si arsimi, shëndetësia dhe sektorët tjerë të interesit publik.
Pjesë e rendit të ditës ishin edhe:
- miratimi i planeve financiare për vitin 2024 të ndërmarrjeve publike “Komunalia” dhe “Organizata Turistike”,
- vendime për organizimin e punëve komunale dhe sistemimin e hapësirave publike,
- raporti vjetor për zbatimin e programit të sigurisë në komunikacion për vitin 2024.
“Me këtë mbledhje kemi dëshmuar edhe një herë përkushtimin tonë për të garantuar një administrim efikas dhe të ndershëm në shërbim të të gjithë qytetarëve të Bujanocit,” u shpreh kryetari Pajaziti.

COMMENTS