Një situatë e rrezikshme u shmang sot në fshatin Tërnoc, falë një reagimi të shpejtë dhe shembullor nga banorët e këtij komuniteti, të udhëhequr n

Një situatë e rrezikshme u shmang sot në fshatin Tërnoc, falë një reagimi të shpejtë dhe shembullor nga banorët e këtij komuniteti, të udhëhequr nga thirrja e sinqertë e imam Nexhmedin ef. Saqipit dhe bashkëpunimi i menjëhershëm i rinisë dhe xhematit të xhamisë së re.
Një zjarr që kishte potencialin të shkaktonte dëme të mëdha në fshat, u parandalua në kohë, duke dëshmuar fuqinë e organizimit dhe solidaritetit në momente të vështira. Sipas fjalëve të imamit të xhamisë, “pamë një mrekulli nga Mëshira e Zotit”, ndërsa falënderimi i Tij u përcoll për të gjithë ata që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.
“Falënderim i veçantë për të gjithë ata që ju përgjigjën thirrjes së Agës Hoxhë, që u dëgjua përmes mikrofonëve të minares së Xhamisë së Tërnocit,” tha ef. Saqipi në një postim publik. Po ashtu, ai shprehu mirënjohje për kryetarin e Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Mustaf Alishani, për reagimin e tij të menjëhershëm.
Për t’u veçuar ishte edhe roli i rinisë, e cila sipas imamit, “tregoi përkushtim, guxim dhe organizim”, duke dëshmuar se vlerat e trashëguara të ndihmës së ndërsjellë dhe bashkëpunimit janë ende të gjalla në këtë komunitet.
“Mburrem me xhematin, me rininë, dhe me të gjithë ata që sollën ujë, ndihmë e kurajo, në çaste kur çdo ndihmë ishte jetë,” shtoi më tej ai, duke e përmbyllur me një falënderim të përjetshëm për Zotin dhe për të gjitha ata përpjekje që sollën fitoren ndaj një rreziku të madh.
Kjo ngjarje është dëshmi e gjallë se forca e bashkësisë dhe e besimit mund të ndalojë fatkeqësitë dhe të frymëzojë shpresë në çdo sfidë.

COMMENTS