HomeShoqëri

Ministri Tonçev dhe Përzgjedhësi Dragan Stojkoviq vizitojnë fabrikën e ujit

Novica Tonçev, ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë i ngarkuar për zhvillimin e komunave të pazhvilluara dhe Dragan Stojkovic Piksi, përzg

Takimi Rama-Pajaziti: Prishtina do të investojë të transformimin digjital të Bujanocit
Mustafi: Vulinizimi i Serbisë
Sot u punua në Bujanoc

Novica Tonçev, ministër në Qeverinë e Republikës së Serbisë i ngarkuar për zhvillimin e komunave të pazhvilluara dhe Dragan Stojkovic Piksi, përzgjedhës i ekipit kombëtar të futbollit  vizituan fabrikën e ujit të burimit natyror Rosa dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së burimeve natyrore të Serbisë si dhe bashkëpunimit të përbashkët ndërmjet Coca-Cola HBC Serbia dhe Ministrisë me qëllim të përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe social të rajonit të Vlasinës.

Vetëm në 15 vitet e fundit, për sa kohë që Coca-Cola HBC është e pranishme në Vllasinë, në fabrikën Rosa janë investuar 15.5 milionë euro në të gjitha aspektet e biznesit – nga prodhimi, zgjerimi i kapaciteteve, zhvillimi i stafit, infrastruktura, marketingu dhe promovimin e këtij qëllimi si destinacione të jashtëzakonshme turistike.

Së bashku me kabinetin përgjegjës për zhvillimin e komunave të pazhvilluara dhe vetëqeverisjes lokale, janë realizuar aktivitete të shumta me qëllim të forcimit të potencialit turistik të kësaj zone, përmirësimit të mjedisit ekonomik dhe ruajtjes së bukurive natyrore të kësaj pjese të Serbisë.

Novica Tonçev, ministri përgjegjës për zhvillimin e komunave të pazhvilluara, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Coca-Cola HBC Serbia gjatë vizitës në fabrikë.

“Kabineti përgjegjës për zhvillimin e komunave të pazhvilluara dhe Coca-Cola HBC Serbia janë duke bashkëpunuar vazhdimisht në përmirësimin dhe promovimin e rajonit të Vllasinës”.  Është nder i madh për ne që sot kemi pritur bashkë një legjendë të futbollit, dikë që është dëshmi se përkushtimi dhe puna ekipore sjell rezultatet më të mira”, tha ministri Novica Tonçev.

Svetosllav Atanasov, Drejtor i Përgjithshëm i Coca-Cola HBC Serbia, vuri në dukje një pjesë të veçantë për shkak të vizitës së përzgjedhësit të kombëtares, i cili, siç tha ai, së fundi ka sjellë buzëqeshje në fytyrat e njerëzve në Serbi.

“Sistemi Coca-Cola si pjesë e komunitetit vendas gjithmonë mbështet sportin, por edhe parimet e ekipit, lojës së ndershme.  Pikërisht këtë po e shohim sot në kombëtaren tonë.  Futbolli është një lojë ekipore dhe për të fituar është e nevojshme që të gjithë të punojnë së bashku si një.  Ne në Coca-Cola HBC udhëhiqemi nga të njëjtat parime, ndajmë të njëjtat vlera dhe përpiqemi për fitore, duke ndikuar pozitivisht në shoqërinë dhe mjedisin”, tha Svetoslav Atanasov.

Falenderim të veçantë tha se shkojnë në drejtim të ministrit Tonçev për mbështetjen shumëvjeçare. Ai shtoi se është jashtëzakonisht i lumtur që z. Stojkoviq zgjodhi të vizitojë Surdulicën në mënyrë që të gjithë të mund të ndërgjegjësojmë publikun për komunat e vogla, të pazhvilluara, nevojën për investime strategjike në zhvillimin lokal, duke ofruar mbështetje për njerëzit që jetojnë dhe punojnë këtu, por edhe nevoja për lojë ekipore të të gjithë lojtarëve për përparim edhe më të shpejtë të rajonit të Vllasinës.

Gjatë vizitës në fabrikë, përzgjedhësi i ekipit të futbollit firmosi në mënyrë simbolike topat e futbollit, si dhe bëri  një fotosesion me punonjësit e fabrikës Rosa, të cilët i uruan shumë suksese në Botëror.

“Idetë e mira, përpjekja dhe përkushtimi, bashkimi dhe atmosfera e punës, sjellin gjithmonë rezultate dhe kjo është diçka që kompania Coca-Cola HBC dhe kjo fushë e dallon në fakt.

E di se sa do të thotë për komunitetin lokal që kompania është këtu, ju përgëzoj për të gjitha rezultatet dhe e vetmja gjë që mund t’ju them është të vazhdojmë të jemi edhe më të mirë, ashtu si kombëtarja jonë”, tha Dragan Stojkoviq Piksi gjatë vizitës së tij në fabrikën Vlasinka.

Kompania Coca-Cola HBC Serbia, së bashku me vetëqeverisjen lokale dhe me mbështetjen e ministrisë përgjegjëse për zhvillimin e komunave të pazhvilluara në periudhën e kaluar ka realizuar projekte për mbështetjen e sipërmarrësve të vegjël dhe i fundit është lansuar Vllasina- dashuri e pastër.

COMMENTS