HomeNë fokus

Të funksionalizohet “Plani 7 pikësh”

Ministrja për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, Gordana Çomiq, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e komunës së Preshevë

Mustafa: Gjykata e Apelit legalizon termin „šiptari“
Pajaziti: Pse mos t’ishte i mundur koalicioni APN-PDSH në Preshevë?
PVD për inicimin e koalicionit paszgjedhor me LPD-në, PD-në dhe PDSH-në, pa APN-në

Ministrja për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, Gordana Çomiq, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e komunës së Preshevës.

Pas takimit, kryetari Arifi ka shkruar në Facebook:

Në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, znj.Gordana Çomiq, në fokus të diskutimeve ishte trajtimi i çështjes së diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në takim, bëra të qartë se plani 7 pikësh i miratuar përgjatë vitit 2013 nga Qeveria e Serbisë, i cili ka ngecur për arsye të shumëta, është koha që të vendoset në nivel të negociatave me udhëheqësit legjitim të komunave me pakicë shqiptare, për ta funksionalizuar me hapa konkret.

Me theks të veçantë, pasivizimi selektiv i adresave, të cilin e cilësoj si veprim antikushtetues, duhet të ndalet me një hap tjetër të domosdoshëm që është rikthimi i të gjitha adresave të shqiptarëve të fshirë nga regjistrat.

Integrimi i shqiptarëve në institucione, lejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, krijimi i kushteve për t’u pajisur me tekste dhe programe adekuate nëpër shkolla, njohja e diplomave për të diplomuarit në Universitetet e Kosovës; për këto dhe disa nga temat kyçe me të cilat synohet përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, u zotuam për angazhim të përbashkët afatgjatë.

COMMENTS