HomeNë fokus

Pajaziti: Koalicioni voton propozimin për vendbanimin serb, refuzon propozimet e APN-së

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar në lidhje me aprovimin e buxhetit nga Kuvendi Komunal. Pajaziti ka

Rivotimi i djeshëm në Tërrnoc: Çfarë thuhet në proves verbal, cili është rezultati i KRZ-së, çka thotë raporti i vëzhguesve (dokumente)
Ditë e ngjeshur politike në Bujanoc: Shqiptarët nuk i bëjnë 21+, filluan bisedimet me listat serbe
200 adresa të pasvizuara në Preshevë e Bujanoc brenda 7 muajve

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar në lidhje me aprovimin e buxhetit nga Kuvendi Komunal.

Pajaziti ka thënë se koalicioni i partive shqiptare ka hedhur poshtë propozimet e APN-së, midis të cilave edhe atë për shënimin e Ditëve të Komandant Lleshit, kurse ka aprovuar propozimin shtesë për asfaltimin e një rruge në vendbanimin serb, Klinovc, në vlerë prej 4 milionë dinarëve.

Postimi i Pajazitit:

Në propozimin për pozicion të ri në projekt buxhetin e vitit 2022, asfaltimi i rrugës në fshatin Klinovc me vlerë prej 4 milionë dinarë, këshilltarët shqiptarë të koalicionit qeverisës votuan pro. Të njejtit këshilltarë votuan kundër propozimeve të këshilltarëve të APN-së, për më shumë mjete Bizeneseve, Bujqëve, të rinjëve, mediave, barazisë gjinore, manifestimit “Ditët e komandant Lleshit”.

Se ky kuvend çdo ditë e më shumë po i ngjanë teatrit të kukullave ku i pari i komunës është regjisori, e dëshmon më së miri seanca e sotme.

Në foto i keni propozimet tona.

www.facebook.com/100055335122919/posts/436606718193829/

COMMENTS