HomeNë fokus

Kurti për Luginën: Kemi vënë standarde nën të cilat nuk mund të shkojë asnjë qeveri

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, njëkohësisht edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në

Rahimi kalon në APN
Lutfiu: Këto ishin aktivitetet tona për tre muaj
Konkursi i ri nga KKSH

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, njëkohësisht edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një intervistë televizive është ndalur edhe tek çështja e Luginës.

Ai ka përmendur fondin vjetor prej katër milionë euro i cili përmes buxhetit të Kosovës i dedikohet Luginës.

“Është linjë buxhetore prej katër milionë euro.

Më poshtë nuk mund të shkojë asnjë Qeveri në të ardhmen“, është shprehur Albin Kurti.

Ndryshe, që në Qeverinë“ Kurti 1“, Kosova nisi me ndarjen e mjeteve serioze për Luginën. Atëbotë pat ardhur një ndihmë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim të sanimit të gjendjes gjatë pandemisë Covid 19.

Në qeverinë e dytë të drejtuar nga Kurti qe formalizuar memorandumi i bashkëpunimit midis ekzekutivit kosovar dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Nga ajo periudhë Kosova ka paraparë Luginën si vijë të veçantë buxhetore.

 

COMMENTS