HomeAktuale

Rasti i vdekjes së gruas gjatë lindjes në spital, Kamberi kërkon hetim profesional

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, përmes një reagimi ka kërkuar hetim të pavarur dhe profesional në rastin e vdekjes së gruas nga Presheva në spit

DEKLARATË PËR OPINIONIN PUBLIK TË KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES DR. ALEKSANDAR MARTINOVIQ DHE DREJTORIT TË PËRKOHSHËM TË SHËRBIMIT TË TRUPIT KOORDINUES NENAD MITROVIQ
Kryetari Pajaziti takon Ministrin Memiq: Diskutohet bashkëpunimi në turizëm dhe politikat për të rinjtë
Çfarë rëndësie ka unifikimi i shqiptarëve të Luginës në Zvicër?

Deputeti popullor, Shaip Kamberi, përmes një reagimi ka kërkuar hetim të pavarur dhe profesional në rastin e vdekjes së gruas nga Presheva në spitalin e Vranjës.

Reagimi i Kamberit erdhi pasi Prokuroria e Lartë Publike i la të hapura dyshimet se gruaja shqiptare ka mundur të ndërroi jeta edhe nga mosofrimi i tretmanit të duhur nga personeli shëndetësor.

Për shkak të rastit në fjalë, Kamberi ka potencuar nevojên e ekzistencës të instancave sekundare shëndetësore në Luginë.

Reagimi i Kamberit:

Prokuroria e Lartë në Vranjë ngre dyshimin se gruaja që vdiq pasi lindi fëmijën e sajë mund të ketë vdekur nga pakujdesia e personelit mjeksor.

Ajo ishte vetëm 37 vjeçe, vinte nga komuna e Preshevës dhe kishte shkuar për ta sjellë në jetë fëmijën e sajë të katërt.

Fëmija shpëtoi ndërsa nëna vdiq. Personeli i spitalit nuk kishte njoftuar as policinë e as prokurorinë për rastin e ndodhur dhe kjo ishte arsyeja e parë që rriti dyshimet.

Tanimë kur dyshimet janë konkrete e zyrtare, ftojë institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre drejtë, në mënyrë profesionale dhe rasti të zbardhet deri në fund.

Jeta e çdo njeriu është e shenjtë. Pakujdesia e mjekëve nuk guxon të jetë arsyeja e humbjes së jetës së askujt. E shqiptarët, njejt sikur të tjerët, meritojnë trajtimin e barabartë kudo që shkojnë, në të gjitha institucionet.

Mungesa e të punësuarëve shqiptarë në spitalin e Vranjës është dëshmi e trajtimit të pabarabartë.

Rastet e këtilla dëshmojnë nevojën e ndërtimit të institucioneve sekondare shëndetësore në Luginë të Preshevës.

COMMENTS