HomeAktuale

Rexhepi: Kah Breznica dhe Dobrosini për në Kosovë normalisht si deri më tani

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka njoftuar qytetarët se pas një bisede telefonike me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, ës

Pse asnjë politikan shqiptar nga Lugina nuk përfundon në burg?
Çertifikihet lista zgjedhore e LPD-së
Kamberit i duhen rreth 600 vota për t’u rizgjedhur deputet

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka njoftuar qytetarët se pas një bisede telefonike me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, është konfirmuar se nuk ka asnjë ndryshim në regjimin e qarkullimit në pikat kufitare Breznicë dhe Dobrosinë

Sipas tij, qarkullimi në këto pika do të vazhdojë normalisht, pa vështirësi për qytetarët

Ndërkohë, Rexhepi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke ngritur shqetësimet e banorëve të zonës kufitare për vështirësitë në qarkullim

Kjo është kërkesa për kryeministrin Kurti:

Për: Shkëlqesisë së Tij, Kryeministrit të Republikës së Kosovës
z. Albin Kurti

Lënda: Kërkesë për lehtësimin e qarkullimit në pikat Breznicë dhe Dobrosin

I nderuar z. Kryeministër,

Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, dhe duke reflektuar shqetësimet e vazhdueshme të banorëve të zonës kufitare, ju drejtohem lidhur me vështirësitë e theksuara në qarkullimin e qytetarëve.

Konkretisht, pritjet e gjata dhe ngarkesa e shtuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë kanë sjellë pengesa serioze në zhvillimin normal të jetës dhe aktiviteteve të përditshme të banorëve të kësaj ane.

Në këtë kontekst, do të ishte me rëndësi të veçantë shqyrtimi i mundësisë për hapjen apo funksionalizimin e pikave kufitare në Breznicë dhe Dobrosin, si një zgjidhje praktike për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e ngarkesës në pikat ekzistuese.

Duke shprehur mbështetjen tonë për përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e shtetësisë dhe funksionimit institucional, njëkohësisht ju lutemi të merrni në konsideratë ndikimin e këtyre masave mbi qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit, të cilët përballen drejtpërdrejt me pasojat e tyre.

Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje, mbetemi në pritje të një zgjidhjeje të favorshme dhe në frymë mirëkuptimi të ndërsjellë.

Me respekt,

Driton Rexhepi
Kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit

COMMENTS