HomePolitikë

Nesër në ora 10 shpallen zgjedhjet lokale, mbahen më 2 qershor

Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, do të shpallë më 26 prill (e premte) zgjedhjet për këshilltarë të kuvendeve t

Çertifikohet lista “Alternativa Demokratike Shqiptare “, garon me numrin 15-të (dokument)
Takohen Ambasadori Canaj dhe Ministri Berisha
Braathu dhe Hill takojnë kryeministren Brnabiq, në fokus Plani 7 pikësh

Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, do të shpallë më 26 prill (e premte) zgjedhjet për këshilltarë të kuvendeve të qyteteve dhe kuvendeve komunale në Republikën e Serbisë, mëson RTS, transmeton FOLonline.

Brnabiq do të nënshkruajë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në pallatin e Kuvendit Popullor në orën 10:00.

Më 23 prill, deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet lokale, me të cilat u zhvendosën afatet për shpalljen e zgjedhjeve, që ishte një nga kërkesat e opozitës në dialogun për përmirësimin e kushteve zgjedhore, i cili u mbajt nga prilli 1 me iniciativën e Brnabiqit.

Në këtë mënyrë u krijuan kushtet që zgjedhjet e Beogradit dhe ato lokale të bashkohen dhe të mbahen më 2 qershor.

COMMENTS