HomeAktuale

Rexhepi i PVD-së përsëri me vërejtje ndaj partnerit të koalicionit

Kandidati i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi, përsëri sot ka shfaqur pakënaqësi me partnerin e koalicionit qeverisës lokal

Tërnoci fiton me rezultat hendbolli
Reagim i ashpër i PVD-së: „ Nuk i frigohemi diktatorit provincial „, Nëse ke guxim fute SNS-in në koalicion
Kamberi drekon me Ambasadorin e OSBE-së


Kandidati i PVD-së për kryetar të komunës së Bujanocit, Driton Rexhepi, përsëri sot ka shfaqur pakënaqësi me partnerin e koalicionit qeverisës lokal, PD-në.
Përmes një postimi në facebook, Rexhepi ka thënë se nuk ka parë ndonjë veprim konkret të partnerit të koalicionit në drejtim të mbrojtjes të të drejtave shqiptare, transmeton FOLonline.
Rexhepi ka thënë se për takimin e sotëm të partnerit të koalicionit, PD-së me SNS-në, është njoftuar vetëm prej mediave.

Postimi i plotë i Rexhepit:

Shkoi edhe kjo javë qê kur i kemi dhënë mbështetje institucioneve të vetqeversijes lokale për ta zhvilluar një qeverisje të re në shërbim të të giithë qytetarëve.
Pos, një mori kritikave në paraqitjet e tyre tê pêrditshme në adresë të qeverisjes kaluar (2016-2020), akuzave ndaj partnerëve të koalicionit të sotëm, asnjê veprim konkretë nga ana e partnerve të koalicionit tê shumicës në Bujanoc në raport me ndërmarrje më të përgjithshme politike në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?
Mbetet të shihet takimet e rifilluara me partitë lokale serbe (të paktën kështu u informuam prej ëebportaleve) a janë veprime po të kësaj agjende politike!?

COMMENTS