Alternativa për Ndryshim ka vazhduar të publikojë fatura të cilat datojnë nga pushteti i kaluar. Së fundmi, ky subjekt politik ka publikuar një
Alternativa për Ndryshim ka vazhduar të publikojë fatura të cilat datojnë nga pushteti i kaluar.
Së fundmi, ky subjekt politik ka publikuar një faturë prej 94.000 dinarëve për të cilën thotë se iu është paguar një firme nga Vranja për një shërbim fotografik.
Postimi i APN-së
Zhvatje e pasurisë publike dhe plaçkitje e buxhetit të komunës nga kabineti Ardita Sinani
Nga kafet e pijet për qejfe personale lokaleve të Preshevës, laptopët e kushtueshëm fillimisht të plaçkitur e në fund të dëmtuar, deri tek video – fotosesionet personale të realizuara me kosto të lartë, të gjjtha këto i’u lanë dhuratë nga ish kryetarja jolegjjtime me bashkëpuntorët e saj, komunës së Preshevës.
Siç kemi prezantuar deri më tani, në mënyrë të dokumentuar, keqpërdorimet me paranë publike nga kabineti Ardita Sinani, më poshtë gjeni faturën e një nga kompanive jashtë Preshevës, në qytetin e Vranjës ku një shërbim fotografik ka kushtuar 94.400.00 din.
Mbi bazën e fakteve, kabineti i Ardita Sinanit e ka dëmtuar buxhetin e komunës në të gjitha rrafshet e mundshme me kosto enorme dhe shifrat tani janë publike; pasi buxheti i takon qytetarit, të cilin ata e kanë shpërdoruar si të ishte personal.
COMMENTS