HomeNë fokus

Rexhepi demanton shkrimet për barnatoren e qytetit, kërkon dyfishim të mjeteve për media për vitin tjetër

Shefi i Grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik PVD, Ermal Rexhepi, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, në të cilën si pikĕ e r

Tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, MSh del me sqarim: Mund të hysh edhe me dy doza dhe test negativ
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: DITA “D” – Ofensiva e UÇPMB-së (Pjesa 27)
Konstituimi i Kuvendit të Serbisë – shqiptarët e Luginës për herë të parë me tre deputetë


Shefi i Grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik PVD, Ermal Rexhepi, në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, në të cilën si pikĕ e rendit të ditës ishte edhe rishikimi i buxhetit për vitin 2020, me të cilin ishte hequr pozicioni për financimin e mediave në tërësi, kundërshtoi këtë çështje duke potencuar se mediat janë grup interesi i shoqërisë të cilat meritojnë mbështetjen e këshilltarëve dhe duhet trajtuar në mënyrë të barabartë si gjitha grupet tjera.

Ai sqaroi se edhe në seancën e Këshillit për financa dhe buxhet, i cili jep pëlqim paraprakisht në rishikimin e buxhetit, ishte i vetmi kundër vendimit për tërheqjen e këtij pozicioni.

Këshilltari Ermal Rexhepi propozoi se nëse nuk ka anjë mundësi që të kthehet ky pozicion dhe të financohen mediat për shkak edhe kohës së pamjaftueshme deri në fundvit, atëherë ky pozicion për vitin e ardhshëm të pësoi ngritje.

Gjatë seancës sê sotme ai demantoi gjithashtu edhe lajmin e publikuar në faqen zyrtare të facebook -ut të Komunës së Bujanocit se „ kinse do të hapet Barnatorja në Muhoc „, ngaqë sipas tij, Barnatorja ka funksionuar me rregull edhe gjatë katër viteve të fundit pos në kohën kur është asfaltuar rruga në Malësi.

COMMENTS