HomeSport

Rekord në futbollin e Serbisë: Nga Surdulica në Crvena Zvezda për 2,5 milion euro

Douglas Owusu drejt Crvena Zvezdës – transfer rekord që mbush arkën e Radnikut Transferimi i Douglas Owusu nga FK Radnik i Surdulicës te FK Crv

Ambasadorët Hill dhe Braathu në takim me kryetarin Arifi (video)
Shpërndahen pakot për nxënësit me nevoja të veçanta, paralajmërojen dhuratat jubilare për mësimëdhënësit
Pastrohen kanalet në Turi

Douglas Owusu drejt Crvena Zvezdës – transfer rekord që mbush arkën e Radnikut

Transferimi i Douglas Owusu nga FK Radnik i Surdulicës te FK Crvena Zvezda ka thyer të gjitha rekordet në Superligën e Serbisë. Sipas raportimeve të SportKlub, kampioni serb do të paguajë plot 2.5 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anësor, duke e bërë këtë transferimin më të shtrenjtë mes klubeve serbe ndonjëherë.

Owusu, 19 vjeç, futbollist nga Gana, ka qenë pjesë e Radnikut për dy vite me radhë dhe pikërisht nga Surdulica nis hapi më i madh i karrierës së tij. Ky transfer, përveç rëndësisë sportive, ka një peshë të jashtëzakonshme financiare, pasi mbush ndjeshëm arkën e Radnikut, një klub i vogël që përmes këtij biznesi realizon fitimin më të madh në historinë e tij.

Me këtë marrëveshje, Owusu pritet të nënshkruajë kontratë tre vjeçare e gjysmë me Crvena Zvezdën. Rekordi i mëparshëm i transferimeve mes klubeve serbe mbahej po ashtu nga klubi nga Beogradi, i cili kishte blerë Uroš Sremčević nga Mladost e Luçanit për 2 milionë euro.

Ky transfer është dëshmi se puna me lojtarë të rinj dhe zhvillimi i talenteve mund të sjellë jo vetëm rezultate sportive, por edhe përfitime të mëdha financiare, duke e vendosur Radnikun e Surdulicës në hartën e transfereve rekord të futbollit serb.

 

COMMENTS