HomeUncategorized

Raundi i dytë i dialogut shoqëror: A do të arrihet diçka konkrete?

Në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc sot është zhvilluar raundi i dytë i dialogut shoqëror i titulluar „ Plani 7 pikësh“. Organizator t

Rrugica e familjes së dëshmorit në Dobrosin, “hije e zezë “ e koalicionit në Bujanoc
Sh.K.S.J.: Kërkohet ndalimi i ahengjeve nëpër shtëpitë private
Për një takim në Prishtinë tre njoftime të ndryshme

Në objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc sot është zhvilluar raundi i dytë i dialogut shoqëror i titulluar „ Plani 7 pikësh“.

Organizator të tryezes ishin Ministria Për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Shoqëror në bashkëpunim me Trupin Kordinues të Qeverisë së Serbisë.

Ky takim tuboi  drejtuesit e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, Këshillit Kombëtar Shqiptar ndërsa pjesë e tij ishin edhe ministrja për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut, Gordana Çomiq, ministrja e drejtësisë, Maja Popoviq, ministrja e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale, Darija Kisiq, sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Gjerlek, ushtruesi i detyrës i ndihmës ministrit për Ndërtim, Transport dhe Infrastrukturë, Aleksandar Adamoviq, drejtoresha e Trupit Kordinues, Danijela Nenadiq, Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Braathu…

Bashkëbiseduesit pas takimit thanë se janë dakorduar për çështjen e punësimit të shqiptarëve në organet shtetërore dhe se për mbikqyrjen e këtij procesi do të themelojnë edhe një ekip të posaçëm.

Deklarata e ministres për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogut Social, Gordana Çomiq

Ministrat e Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në jug të Serbisë janë dakorduar sot në Bujanoc për planin dhe afatet për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Për tre muaj do të takohemi sërish për të parë sa njerëz kemi punësuar në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në takimin e sotëm është treguar realisht vullneti politik për jetën e shqiptarëve dhe serbëve dhe për të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Kështu shkruhet në Planin 7-pikësh, në Kushtetutë dhe në Ligjin për Këshillat Kombëtarë. Dialogu i sotëm rezultoi me marrëveshje për planin dhe kohën në të cilën do të kemi shqiptarë të punësuar në institucionet e Republikës së Serbisë, sepse ata e kanë vendin aty dhe sepse kjo është jo vetëm me ligj, por edhe krejtësisht e natyrshme.

Brenda dhjetë ditëve do të formohet një grup i përkohshëm pune për t’u marrë me sugjerimet, vërejtjet dhe kërkesat e KKSH-së në lidhje me punësimin e shqiptarëve. Grupi punues do të përbëhet nga përfaqësues të Trupit Koordinues dhe ministrive (të drejtat e njeriut, drejtësi, punë, ndërtim) të cilët morën pjesë në dialogun e sotëm.

Grupi i punës do të shohë se çfarë mund të bëjë, si mundet dhe kur mundet, dhe pas tre muajsh do të takohemi përsëri për të parë se  sa njerëz kemi punësuar.

Postimi në Facebook i kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafi

Pas një pune të jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar për hulumtimin e të dhënat rreth përfshirjes së shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, sot të njëjta i paraqitëm edhe para ministrive përkatëse, e ambasadorit të OSBE, z.Jan Braathu.

Gjatë raundit të dytë të takimeve rreth implementimit të planit 7 pikësh, së bashku me kryetaren e komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi e kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, z. Enver Ramadani temë diskutimi me Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social, atë të Drejtësisë, Ministrinë e Punës, Punësimit, Qëndrimit e Ndihmës Sociale, Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës folëm rreth integrimit/përfshirjes dhe punësimit të shqiptarëve nëpër institucionet republikane që veprojnë në nivel lokal e të qarkut.

Sot kemi më pak polic më pak gjykatës, asnjë prokuror se një dekadë më parë. Sot vazhdojmë të kemi diku shumë pak e diku aspak të përfshirë e të punësuar shqiptar nëpër institucionet si: Kadastër, Banjën e Bujanocit e atë të Sijarinës, në spitalin e Vranjës, Shtëpinë e shëndetit në Medvegjë. Sot vazhdojmë të mos kemi drejtor shqiptar që udhëheqin Shtëpitë e Shëndetit në Bujanoc e Preshevë, e nuk kemi asnjë prokuror shqiptar.

Për secilin institucion kërkuam e do kërkojmë të reflektoj përbërjen etnike në punësim, ashtu siç është e përshkruar me kushtetutë. Ashtu të realizohet në terren.

Qeveria e Serbisë u zotua për fillimin e punësimit dhe përfshirjes proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Në afat prej dhjetë ditësh themelohet Grupi I Përkohshëm I Punës për monitorimin dhe zbatimin e këtij procesi, në përbërje të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE); Ministrive të Qeverisë së Republikës së Serbisë; Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Pas tre muajve do të takohemi sërish për ta vlerësuar ecurinë dhe efikasitetin e zbatimit të këtij procesi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk do ndaloj angazhimin e tij që çdo pyetje çdo problem e çdo sfidë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ngris zërin e të kërkoj ato që i takojn, si qytetar të këtij vendi e si shqiptar të këtij rajoni. Deri në realizimin e aspiratave tona të përbashkëta nuk do ndalojmë. Nga dialogu për implementimin e Planit 7 pikësh tek ai në Bruksel.

Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesëmarrës në raundin e dytë të dialogut rreth „Planit 7 pikësh“.

AI ka falenderuar ministrat qeveritar por edhe partnerët tjerë në përkushtimin për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

„ OSBE mbetet e përkushtuar për dilaogun rreth „Planit 7 pikësh“ dhe arritjes së rezultateve konkrete për përfaqësimin e pakicës shqiptare në gjyqësi, shëndetësi, fhe sferat tjera“, është shprehur ambasadori Braathu.

Ndërkohë, ka pasur edhe reagime rreth dialogut në fjalë.

Enver Mehmeti, zv/ kryetar i KKSH-së i cili përfaqëson Partinë Demokratike Shqiptare në këtë institucion, është shprehur kështu përmes Facebookut:

A po ju mjafton 7 pikëshi?!😡

Vendimi i fundit i tre kuvendeve është RECIPROCITETI!!!

Askush s’ka legjitimitet të shkel vendimin mbi Reciprocitetin!

Të gjithe bartës të institucioneve jeni me koalicion nuk i keni fitu zgjedhjet vet që të dialogoni për Luginën pa pëlqimin e të gjithëve, aq më pak të ulni kërkesat e shqiptarëve!

Dialogu për Luginën duhet të zhvillohet vetëm në Bruksel e Ëashington nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Çdo dialog tjetër jolegjitim vetëm sa dëmton shqiptarët e Luginës!

Ndërsa raundin e dytë të dialogut, Arbër Pajaziti, kryetar i Degës së APN-së në Bujanoc e ka parë në këtë mënyrë:

Demagogjia e radhës

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (koalicioni për interes të dy karrigave), në njërën anë takim me Qeverinë e Sërbisë për planin 7 pikësh.

Në anën tjetër, bartësi i kësaj liste thotë: “me Qeverinë e Serbisë kemi nënshkruar disa marrëveshje të cilat ata nuk i kanë zbatuar, andaj nuk duhet të bisedohet me ta”

Një gjë duhet ta dini mirë, koha kur ju keni shitur mjegull, ka kaluar!, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

 

COMMENTS