HomeKoronavirusi

Pa kovid çertifikata, mbajtja e maskave vetëm rekomandim

Ka hyrë në fuqi vendimi i Shtabit për Situata të jashtëzakonshme. Nga dita e sotme hiqen çertifikatat kovid. Mbetet në fuqi rekomandimi për

Shokuese: Grushtohet në Preshevë futbollisti i KF Tërnoci
Fjala e redaktorit: “Demolimi i Lleshit”, Ratko Mladiqi, “terroristët”, Vulini, flamuri i Srpska-s…
Të premten në Bujanoc, do të organizohet Konferencë mbi mosnjohjen e diplomave – ja kush janë panelistët (AGJENDA)

Ka hyrë në fuqi vendimi i Shtabit për Situata të jashtëzakonshme.

Nga dita e sotme hiqen çertifikatat kovid.

Mbetet në fuqi rekomandimi për bartjen e maskës në ambiente të mbyllura. Mosmbajtja e maskës nuk do të dënohet. Kur nuk është e mundur mbajtja e distancës, rekomandohet bartja e maskës

Hiqet kufizimi i numrit të personave në tubime të mbyllura, nga e shtuna të gjitha kinematë dhe teatrot do të mund të punojnë normalisht.

Izolimi i pacientëve është ende në fuqi sepse është një masë bazë antiepidemike që përfshin izolim të paktën shtatë ditë ose më gjatë, nëse është e nevojshme.

Rekomandohet futja e një doze përforcuese shtesë të vaksinës kundër virusit korona. Për të gjithë ata mbi 18 vjeç do të aplikohet një dozë e katërt ose doza e dytë përforcuese e vaksinës.

Doza e dytë përforcuese do të jepet pesë muaj pas dozës së parë përforcuese. I referohet kryesisht njerëzve që janë me rrezik më të lartë. Është pranuar edhe rekomandimi për futjen e një doze përforcuese për vaksinimin e fëmijëve nga mosha 12 deri në 18 vjeç. Ajo jepet të paktën pesë muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

 

COMMENTS