HomeNë fokus

Qendra për të Drejtat e Njeriut përmbylli me sukses projektin për monitorimin e përdorimit të gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës

Bujanoc, nëntor 2025 – Qendra për të Drejtat e Njeriut ka përmbyllur me sukses aktivitetet kërkimore dhe promovuese në kuadër të projektit “Monito

Dr. Lejlan Sadiku- specialist i mjekësisë interne
Doza e tretë e vaksinës nga nesër, qytetarët do të marrin SMS dhe e-mail me udhëzime
Mustafa: Ky vit shkollor me libra në gjuhën shqipe

Bujanoc, nëntor 2025 – Qendra për të Drejtat e Njeriut ka përmbyllur me sukses aktivitetet kërkimore dhe promovuese në kuadër të projektit “Monitorimi i përdorimit të gjuhës shqipe në shenjimin e sinjalistikës rrugore dhe institucioneve publike në Luginën e Preshevës”.

Në kuadër të projektit u mbajt konferenca përmbyllëse, ku u prezantuan gjetjet kryesore të hulumtimit dhe rekomandimet për përmirësimin e zbatimit të dygjuhësisë zyrtare në komunat e Preshevës dhe Bujanocit.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Shqipëris në Beograd, Këshillit Kombëtar Shqiptar, të institucioneve lokale, organizatave të shoqërisë civile dhe mediave,përfaqësues të OSBE-së, deputeti popullor, dhe student.

Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e respektimit të të drejtave gjuhësore dhe zbatimit të dispozitave ligjore që garantojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike.

Ky projekt u mbështet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, me financim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, dhe u realizua nga Qendra për të Drejtat e Njeriut me synim të nxisë dialogun institucional dhe përfshirjen e komunitetit në promovimin e barazisë gjuhësore dhe kulturore në Luginën e Preshevës.

COMMENTS