HomeEditorial

Urimet për Bajram nga “baushtellat” e Gjermanisë

Së tepërmi më kanë prekur dje, ditën e parë të Fitër Bajramit, urimet e vëllezërve tanë nga Gjermania, sidomos atyre që kanë ikur vitin e fundit.

Zbrazjet e mëdha të Luginës
Javën tjetër i mundur zhbllokimi i çështjes së koalicioneve, angazhohet edhe kryeministri Kurti
Pesë gola në rrjetën kundërshtare dhe lojë e dominuar në tërësi

Së tepërmi më kanë prekur dje, ditën e parë të Fitër Bajramit, urimet e vëllezërve tanë nga Gjermania, sidomos atyre që kanë ikur vitin e fundit.

Me rroba pune, në punishtet anembanë këtij shteti, ata uronin për festën.

Sikur u kishte ngrirë buzëqeshja në ato fotografi që shpërndanin larg vendlindjes.

Ky duhet të jetë një alarm për të gjithë ne. Të përgjegjshëm duhet të tregohen posaqërisht ata që zotërojnë pushtet, i çfarëdo lloji të jetë ai.

Nëse vazhdohen këto trende, shumë shpejt do të mbesim pa pjesën më vitale të popullsisë, kështu që pastaj do ta kemi tërësisht njejt, patëm ose jo kryetar komunash, deputetë, funksione tjera…

Me një fjalë, është „ ka na shkruhet“ shumë keq!

COMMENTS