HomeAktuale

Shqipëria prezente në konferencën ekonomike në Luginë

Njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd: Sot, në Luginën e Preshevës u zhvillua Konferenca III me temë ‘Ekonomia shpëton Luginën’, organiz

Çertifikatat kovid nga ora 20:00, pushimi vjeshtor gjatë të gjithë javës
Përshtypjet e kryetarit të KKSH-së për festivalin „Mirëdita-Dobar dan“
Rekord në futbollin e Serbisë: Nga Surdulica në Crvena Zvezda për 2,5 milion euro

Njoftim nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd:

Sot, në Luginën e Preshevës u zhvillua Konferenca III me temë ‘Ekonomia shpëton Luginën’, organizuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni” dhe Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare.

Në qendër të diskutimeve ishin:
• Projekti “Hambari i Luginës”, bazë për organizimin bujqësor;
• Cilësia dhe certifikimi i prodhimeve vendore;
• Dalja në tregje ndërkombëtare;
• Përkrahja e prodhuesve lokalë.

Shqipëria u përfaqësua nga Drejtoresha e Diplomacise Ekonomike, Kulturore dhe Diasporës në MEPJ, znj Silvana Leskaj, dhe Këshilltarja e Ambasadës së Shqipërisë në Serbi, znj. Elona Dedi.

Në fjalën e saj, duke theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë në krah të Luginës, Drejtoresha Leskaj vuri në dukje se zhvillimi i kësaj treve nuk i shërben vetëm shqiptarëve që jetojnë aty, por edhe vetë Serbisë dhe gjithë Ballkanit, duke e shndërruar këtë hapësirë nga zonë e margjinalizuar në zonë bashkëpunimi e progresi. Tre janë drejtimet kryesore që duhet të udhëheqin qasjen tonë të përbashkët ndaj Luginës së Preshevës:
– diplomacia ekonomike dhe përgjegjësia institucionale,
– identiteti kulturor dhe roli i diasporës,
– vizioni i përbashkët 2025–2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

COMMENTS