Këshilli Kombëtar Shqiptar ka miratuar themelimin e Institutit për Kulturë Shqiptare, një institucion i ri që, sipas njoftimit të kryetarit Enkel

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka miratuar themelimin e Institutit për Kulturë Shqiptare, një institucion i ri që, sipas njoftimit të kryetarit Enkel Rexhepi, synon ruajtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak.
Vendimi është marrë në seancën e KKSH-së me 10 vota pro dhe asnjë votë kundër, ndërsa sipas kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi, ky hap përbën një arritje të rëndësishme institucionale për shqiptarët në rajon.
Instituti pritet të funksionojë si mekanizëm profesional për dokumentimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare, duke kontribuar në forcimin e identitetit kulturor dhe historik.
Rexhepi falënderoi këshilltarët që mbështetën projektin, ndërsa theksoi se pesë këshilltarët e APN-së munguan në seancë dhe nuk morën pjesë në votim.
Sipas tij, themelimi i Institutit për Kulturë Shqiptare është investim për identitetin kombëtar dhe për brezat e ardhshëm, duke e cilësuar këtë vendim si një tjetër premtim të realizuar në shërbim të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

COMMENTS