HomeAktuale

KKSH 2022 (Nuk keni pa gjë, akoma)

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka përmbledhur aktivitetet e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2022. Postimi i Mus

Thirrje për të diplomuarit e rinj për praktikën profesionale në Beograd
TIKA turke e gatshme të investojë në Bilaç
Kamberi: Mbetemi opozitë, Grup Parlamentar me SDA-në e Sanxhakut

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka përmbledhur aktivitetet e institucionit që ai drejton gjatë vitit 2022.

Postimi i Mustafit:

KKSH 2022 (Nuk keni pa gjë, akoma)

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) me vitin 2022 ka përmbyllur edhe vitin e fundit të udhëheqjes me forcën e shembullit, me vizionin e guximshëm si dhe i pa kompromis për të vërtetën.

Po e permbyllim, jo vetëm në realizimi e objektivave të programit të punës por edhe intensifikim të angazhimeve në tejkalimin e sfidave, duke nxitur iniciativa e eksploruar mundësi të reja të zgjidhjeve.

Bashkërendimi me institucionet e Republikës së Kosovës është avancuar me hapa para, si dhe komunikim të rregull me Qeverinë e Shqipërisë 🇽🇰🇦🇱.

Bashkëpunim, bashkërendim, këmbëngulësi për më shumë barazi e drejtësi e mbi të gjitha për më shumë liri.

Falënderim i veçantë për bashkëpunim OSBE-së, Ambasadës së SHBA-së🇺🇸 dhe EU-së🇪🇺 si dhe formatit jo formal të ambasadorëve “Miqtë e Luginës” .

Konsiderata për angazhimet e Ministrisë së pakicave, Ministrisë së Arsimit, e sigurisht Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë🇷🇸 si dhe Albas📙..etj

Disa nga më të spikaturat për vitin 2021:

✅🏛️🛗📑🤝 Me Presidenten, Vjosa Osmani e zv/kryeministrin Besnik Bislimi iniciativë rreth lehtësimit të procedurave për pajisje me dokumente qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë e veprojnë në Kosovë.

✅🛗👎Bojkotimi i pjesëmarrjes në referendumin për ndryshimet “kozmetike” të kushtetuese në Republikën e Serbisë.

✅🛗🧑‍🎓Takim me studentët e Luginës në Tiranë dhe inkuadrimi në aktivitet e kryeqendrës evropiane të rinisë – Tirana2022.

✅🗂️🗃️🤝📨🌐 Publikimi i raportit më gjithëpërfshirës e më të thellë për mungesën e përfaqësimit si dhe diskriminimi i shqiptarëve në institucionet republikane e rajonale. “Fakte në Numra”.

✅📚🧑‍🎓Kompletimi i librave për shkollat fillore me aprovimin e lejeve të 19 kompleteve dhe tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë .Mbi 95% janë të digjitalizuar 🌐e të përcjella me fletore pune 📑📘 dhe librin e mësuesit📖.

✅🏛️📑🤝☎️🇽🇰Vendosja e komunikimit të rregullt me zyrën e misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

✅🏛️🛗📑🤝🧑‍🎓🇽🇰 Për herë të parë mund t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës edhe kandidatë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci me Miratimin e Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës .

✅🤝🧑‍🎓Sigurimi I bursave për studentët e Luginës në Universitet e Shqipërisë

✅🏛️📚📖🤝Sigurimi falas për 4010 nxënës të librave shkollor

✅🏛️📚📖🤝Ndarja shkollë për shkolle si dhe vizita historike e zv/kryeministrit të parë për zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe dialog – Besnik Bislimi dhe Ministrjae Arsimit Arbërie Nagavci

✅📑🛗🏛️ Fushata për regjistrimin e popullsisë “Ne jemi këtu – Regjistrohu!”

✅🏛️🤝 Bashkërendim me Komesarin e lartë për drejtat e pakicave në Hagë dhe Misionin e OSBE-së

✅🏛️🗂️🤝🇺🇸 Avokim për çështjen e Luginës në State Department, Kongres, Senat të SHBA-ve

✅🏛️🗂️🤝🇽🇰Momerandum bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës.

✅🏛️🗂️🤝 🇪🇺Raportim para Komitetit të ekspertëve të Këshillit të Evropës

✅🤝🧑‍🎓108 bursa për studentë kah 1 mijë euro

✅🗂️🤝 78 projekte në vlerë prej 1.2 milion euro

✅🏛️📖🤝sigurimi i 950 teksteve për parashkollorë “Mësojmë duke luajtur”

✅▶️🙋CIKLI I DYTË. Dialogu për zbatimin e masave të nevojshme për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevë – “Plani 7-pikësh” të miratuar nga Qeveria e Republikës së Serbisë 4 qershor 2013 05 Numri: 06-4185 / 2013 -4.
Temat që hapëm, nxorëm përmes të dhënave statistikore nga hulumtimi I Këshillit Kombëtar Shqiptar.

🔴🟡🟢PËRFAQËSIMI NË INSTITUCIONET SHTETËRORE

➡️📄Zbatimi I Vendimit për ndryshimin e Vendimit për numrin maksimal të të punësuarve në organet e administratës shtetërore, agjencitë publike dhe organizatat për sigurime të detyrueshme shoqërore të Qeverisë së Republikës së Serbisë nga viti 2010;
➡️🏛️🏫Rritja e numrit të shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal dhe rajonal sipas strukturës etnike të popullsisë;
✴️ Shërbimi I Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme;
✴️ Zyra e të Ardhurave Publike;
✴️ Institucionet gjyqësore;
✴️ PTT, Telekom, Elektroprivreda dhe të gjitha kompanitë publike të themeluara nga shteti;
✴️ Institucionet e mbrojtjes sociale;
✴️ Instituti për mbrojtje shëndetësore Vranjë, departamenti në Bujanoc – Ljeskovc, etj.;
➡️✍️🛗Identifikimi I masave në ndërtimin e besimit për ballafaqimin me të kaluarën;
➡️🏘️🫂🧾Ndërmarrja e masave efektive për kthimin e personave të shpërngulur dhe sigurimi I fondit për kthim;
➡️🇦🇱Rrespektimi I lirisë për përdorimin e simboleve, flamurit dhe himnit të cilin e ka vendosur Këshilli Kombëtar Shqiptar ;
🔃 Të ndryshme

🔴🟢🟡NË DREJTËSI

➡️⚖️- Riorganizmi I gjykatave – themelimi I gjykatave themelore në Preshevë dhe Bujanoc;
➡️🧑‍⚖️ – Kthimi I Gjykatës për kundërvajtje në komunën e Bujanocit ( kjo për shkak të kërkesës e cila rrjedhë nga Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit me Kosovën, gjë e cila ka rezultuar në rritjen e procedimit të numërit të lëndëve);
➡️⚖️🧑‍⚖️Themelimi I Prokurorisë Themelore Publike për Preshevë dhe Bujanoc;
➡️🧑‍💻📑 – Sigurimi I përkthyesve gjyqësor me qëllim implemienitin e dygjuhësisë (Preshevë, Bujanoc dhe Lebane);
➡️🏤🇪🇺⚖️ – Përfaqësim proporcional I shqiptarëve në gjyqësi dhe rritja e numërit të referentëve shqiptar në gjyqësi (në lidhje me pikën 1 të lartëcekur), në Prokurorinë e Lartë Publike si dhe në Gjykatën e Lartë (në qarkun e Pçinjës dhe I Jabllanicës);
➡️🚨👮Përfaqësimi në institucionet për ekzekutimin e sanksioneve penale;
➡️ Të ndryshme

🔴🟡🟢 SHËNDETËSI
➡️🏥🧑‍⚕️ Përfaqësimi në pozitat udhëheqëse në institucionet shëndetësore;
➡️🏣♿ Shqyrtimi I mundësive për themelimin e institucioneve për personat me nevoja të veçanta;
➡️🏥🧑‍🔬 Shqyrtimi I mundësive për themelimin e institucioneve të specializuara të shëndetësisë sekondare;
➡️ 🩺🧑‍⚕️🧑‍🔬💊🥼 Punësimi I shqiptarëve (mjekëve, punëtorëve medicinal, teknik si dhe personelit teknik) në spitalin e Vranjës;
➡️ 🛌💧🏤 Banja e Bujanocit, Banja e Sijarinës, punësimi I shqiptarëve;
➡️🗣️🖇️📑 – Sigurimi I përkthyesve me qëllim implementimin e dygjuhësisë;
➡️Të ndryshme

🔴🟢🟡 Dialogu për implementimin e masave urgjente për afirmimin e drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës / “Plani 7 pikësh” është produkt I marrëveshjes së përfaqësuesve shqiptar dhe Qeverisë së Serbisë nën garancat e Bashkësisë ndërkombëtare.

🔴🟢🟡 Për shkak insistimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar që pjesëmarrës të jenë: Delegacioni I Bashkimit Evropian në Serbi, Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Republikës Federale të Gjermanisë, Francës, Belgjikës si dhe anëtarët të grupi jo formal të ambasadorëve “Miqtë e Jugut” është vendosur që Ambasadori OSBE-së Sh. T. Jan Braathu jo vetëm që lehtëson, por përfaqëson në konsultim e sipër komunitetin ndërkombëtar.

🔴🟢🟡 Ky dialog është bashkërenduar me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë si mundësi për të shtruar kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe nuk zëvendëson dialogun Kosovë-Serbi, por është rruga drejt tij.

✅🗂️KKSH ka adresuar në mënyrë sistemike e programatike diskriminimin ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke ofruar edhe qasje të re energjike për ti menjanuar pengesat e pamerituara. Gjithashtu është mbështetët nga miqtë ndërkombëtarë, në angazhimin për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

✅☎️🌍🌐🗃️📕🗂️ Çështja e abuzimit me të drejtat më fundamentale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tashmë është pjesë e raporteve ndërkombëtare si të Parlamentit Evropian ashtu edhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

✅☎️🌍🌐Kontakt të vazhdueshëm me diasporën e Luginës dhe asistim në organizim dhe mobilizimi

📚🏫📑-Përditësimin e përmbledhjes së detyrave për provimin e fundit të arsimit dhe edukimit fillor për vitin shkollor 2021/2022 për shkollat e mesem, si dhe licencimi I mësimdhësve.

✅📚🗃️📕🗂️ përkthehet dokumentacioni shkollor.

✅🤝🏛️KKSH ndërton raporte të veçanta me OSBE

✅🏛️🇦🇱🇮🇹👏- Mirënjohje për Ambasadorin e OSBE, z. Jan Braathu për mbështetjen ndaj KKSH ndërmejtsimin për implementimin e “Planit 7 pikësh”

✅📜📃📑Letërmbështetje të fuqishme KKSH ka pranuar nga miqtë ndërkombëtarë, në angazhimin për avancimin dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. “falë vendosmërisë dhe këmbënguljes tuaj” thoshte Ambasadori i USA (Ambasada USA, OSBE, etj…)

✅🏛️🛗💻Pjesëmarrës në nismat rajonale, koordinimit të këshillava kombëtare të pakicave nacionale

✅🏛️🛗🇽🇰🤝Ndërtimi i mekanizmave të përbashkët me Zëvendëskryemnistrin Besnik Bislimi për mbrojtjen, zhvillimin dhe promovimin e të drejtave, kulturës e identitetit .

✅🗂️🇦🇱Angazhim në legalizimin e përdorimit të flamurit kombëtar, nuk i takon shtetit të përcaktojë veçoritë dhe simbolet kombëtare të komuniteteve pakicë.
.
✅🌍Alarmimi dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës. Strategji afatmesme me Ministren Donika Gërvalla.;

✅🏛️🇦🇱Avokim – Konzulata e Republikës së Shqipërisë në Luginë;

✅🇦🇱🇽🇰Avokim – dokumente identifikimi për shqiptarët e Luginës, siguri juridike;

✅🛗🏥🩺🗂️🤝🇽🇰Kuotat e veçanta për specializim të mjekëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë

✅🇪🇺🇧🇪🇵🇹🇦🇹🇭🇺🇸🇰 Bashkësia Evropiane me rol më substancial për Luginën e Preshevës

✅e shumë të tjera…

💪🤝🇦🇱🇽🇰🇷🇸 Angazhim, përkushtim, strategji, veprim. Edhe shumë për të bërë, me këto ritme e me këtë energji për të intensifikuar bashkëpunimin, më shumë shpresë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

👏 Misioni i përfunduar nga mandati I parë.
Sot, nesër, përditë ❤️

🤝✅#Bashkë

P. S. Për vitin 2023 KKSH, fondi prej 5 milion euro për ruajtjen, avancimin, promovimin e identitetit kombëtar përmes artit, kulturës, arsimit, sportit, mediave dhe mbështetjes së nismave.
Nuk keni parë gjë akoma. Urime 2023!

COMMENTS