HomeShoqëri

Problem teknik në ngrohjen qendrore: NP “Komunalia” kërkon mirëkuptimin e qytetarëve

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka njoftuar qytetarët se, pavarësisht përgatitjeve të bëra për sezonin e dimrit, aktualisht sistemi i ngrohjes qend

Nga e hëna një kafe 90 dinarë?
Në 62 vjetorin e lindjes së Jonuz Musliut, djali i tij Shqiprimi me një postim prekës
Dy vëllezërve u caktohet masa e ndalimit prej 48 orëve

Ndërmarrja Publike “Komunalia” ka njoftuar qytetarët se, pavarësisht përgatitjeve të bëra për sezonin e dimrit, aktualisht sistemi i ngrohjes qendrore nuk po funksionon normalisht për shkak të një problemi teknik.

Sipas njoftimit zyrtar, pas analizave fillestare është konstatuar se problemi lidhet me cilësinë e mazutit që po përdoret për ngrohje. Për këtë arsye, mazuti është dërguar për analiza laboratorike, me qëllim që të verifikohet nëse i përmbush standardet e nevojshme teknike dhe mjedisore.

Si pasojë e këtij problemi, është vërejtur lirimi i tymit të dendur nga oxhaku, çka ka shkaktuar ndotje të ajrit, siç dëshmohet edhe nga fotografitë e publikuara. Nga NP “Komunalia” theksojnë se kjo situatë nuk është rezultat i pakujdesisë, por i faktorëve teknikë jashtë kontrollit të tyre të drejtpërdrejtë.

“Jemi duke punuar intensivisht që ky problem të zgjidhet sa më shpejt dhe që ngrohja të rikthehet në funksion normal”, thuhet në njoftim, ndërsa qytetarëve u kërkohet durim dhe mirëkuptim deri në sanimin e plotë të situatës.

COMMENTS