HomeShoqëri

Propozimi i redaktorit: PRITJE E ORGANIZUAR PËR VAXHID XHELILIN APO JO?

Bashkatdhetari ynë, Vaxhid Xhelili, tashmë po i bënë kilometrat e fundit drejt cakut të tij. Rrugëtimit të tij me bicikletë, nga Bazeli i Zvicr

Nagip Arifi: Rrugëtimi i regjistrimit nuk ishte i lehtë, por ia dolëm
Policia në kërkim të armëve, vetëm në Tërnoc kërkohen rreth 50 sosh
Kujdes: Ja çka i bënë Covidi mushkërive tuaja, përvojat nga Bujanoci dhe Presheva

Bashkatdhetari ynë, Vaxhid Xhelili, tashmë po i bënë kilometrat e fundit drejt cakut të tij.

Rrugëtimit të tij me bicikletë, nga Bazeli i Zvicrës drejt vendlindjes së tij- Lluçanit të Bujanocit, po i vie fundi.

Ai ka mbërritur në Beograd dhe, me gjasë, dy-tre ditët e ardhshme  do të arrijë në vendlindje.

Në itinerarin e tij prej gati 2000 km gjithandej kishte hasur në mikpritje të ngrohtë, si në Zvicër, Itali, Slloveni, Kroaci dhe tani në Serbi.

Nëse të tjerët në mënyrë aq bujare mirëpritën z. Xhelili, atëherë edhe atdheu i tij duhet të tregohet i tillë, e ndoshta edhe më shumë se aq.

Nuk e di a ka deri më tash ndonjë propozim, por do të ishte mirë që autoritetet lokale të organizojnë ndonjë aktivitet simbolik në pritjen e z. Vaxhid Xhelili.

Psh; Zyra për të Rinj e komunës së Bujanocit mund të jetë bartëse e aktivitetit, pse jo edhe Bashkësia Lokale e Lluçanit.

Natyrisht, pjesë e pritjes së organizuar duhet të jenë edhe klubet sportive: futbolli, basketbolli e në veçanti klubi ProBike Lugina.

Kuptohet, mediat pjesë e pandashme e ceremonialit.

Sa i përket vendpritjes për z.Xhelili, mund të jetë sheshi i Bujanocit apo ndoshta vendlindja e tij në Lluçan?

Sido që të jetë, hapi i guximshëm i z. Vaxhid Xhelili, i cili në moshë jo aq të re i’a mësyu vendlindjes me bicikletë, medoemos duhet të gëzojë rrespekt e assesi nuk duhet të kalojë nën hije…

 

 

COMMENTS