HomeAktuale

Presheva zgjedh drejtuesit e rinj të komunës

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë zgjedhur sot me 24 vota „Për“ Ardita Sinanin nga PVD për kryetare të komunës. Zëvendës kryeta

Ekskluzive: APN e Bujanocit po shqyrton ngrirjen e raporteve me selinë qendrore
Deri të hënën gjithçka gati e mbyllur
Gjithçka që dihet deri më tash për aksidentin e Lluçanit

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës kanë zgjedhur sot me 24 vota „Për“ Ardita Sinanin nga PVD për kryetare të komunës.

Zëvendës kryetar është zgjedhur Ragmi Mustafa, kurse kryetar i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, që të dy të PDSH-së.

Fjala e kryetares së Preshevës, Ardita Sinani, pas zgjedhjes në këtë pozitë nga ana e kêshilltarêve të Kuvendit Komunal.

https://www.facebook.com/share/p/T48rApjreQ2Fq4BT/?mibextid=oFDknk

Kryeministri Kurti përgëzon Sinani për zgjedhjen e saj në krye të Preshevës

Postimi i Kurtit:

Urimet më të sinqerta e të përzemërta Ardita Sinanit për detyren e re si Kryetare e Komunës së Preshevës, si dhe banorëve të saj për kryetaren e re të komunës së tyre. Fitorja bindëse në zgjedhjet e qeshorit ishte përcaktim i qartë i vullnetit të qytetarëve për komunën që duan dhe mandat i fuqishëm i Arditës për të udhëhequr e qeverisur në atë drejtim.

Bashkë me urimin për suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, shpreh gatishmërinë time dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

 

COMMENTS