HomeNë fokus

Nuk kalon “Pako emergjente”

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit kanë votuar kundër propozimit të këshilltarit të APN-së, Florim Agaj, për krijimin e pozicionit buxhe

Kryediplomatja Haradinaj takon deputetin Kamberi
Shtohet numri me Korona, për nga rastet e reja prinë Tërnoci
Çorapët për Kompaninë Ndërkombëtare “Fila” do të prodhohen në Medvegjë

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Bujanocit kanë votuar kundër propozimit të këshilltarit të APN-së, Florim Agaj, për krijimin e pozicionit buxhetor “Pako emergjente Bujanoci 2021 “ në vlerë prej 80.000.000 dinarëve.

Për këtë propozim kanë votuar vetëm tre këshilltarët e APN-së.

Fillimisht, shefi i Grupit të Këshilltarëve të PVD-së, Ermal Rexhepi, tha se në takimin e partnerëve të koalicionit rreth hartimit të buxhetit për vitin 2021 nuk ka pasur propozime të këtilla.

“ PVD është parimore dhe për hirë të sinqeritetit e them se në takimin e partnerëve nuk ka pasur propozime për pakon emergjente”, u shpreh Rexhepi.

Edhe kryetari i komunës, Nagip Arifi, duke u lidhur rreth propozimit të APN-së, tha se në 5 takimet me partenrët e koalicionit nuk ka pasur propozime të këtilla.

“ Është mirë të merreni vesh mes vete para se me ardh në Kuvend e jo të bëni politikë “, tha Arifi.

Ai shtoi se propozimi është i mirë, por duhet të kemi një buxhet mbi 2 miliardë dinarë për të realizuar këtë pako.

COMMENTS