HomeKoronavirusi

Prej sonte kafiteritë dhe restorantet mund të punojnë deri në 23.30

  Njoftim nga komuna e Bujanocit: Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së djeshme iu ka drejtuar me një kërkesë Shta

Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?
Marsh protestues në Bujanoc për drejtësi ndaj vrasjes së Arbenit Mujaj
NJOFTIM PËR SIPËRMARRËSIT DHE START UP BIZNESET PËRFITUESE TË SUBVENCIONEVE

 

Njoftim nga komuna e Bujanocit:

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së djeshme iu ka drejtuar me një kërkesë Shtabit Republikan të Krizave dhe Ministrisë së Vetqeverisjes Lokale dhe Administratë Publike për zgjatjen e orarit të punës për objektet e gastronomisë deri në ora 23:30 gjatë muajit të Ramazanit. Përshkak se gjatë muajit të Ramazanit, kafiteritë dhe restorantet (verandat) kryesisht nuk punojnë gjatë kohës së agjërimit, zgjatja e orarit të punës deri në orën 23:30 ka qenë nevojë e domosdoshme edhe e pronarëve të gastronomisë, por edhe e qytetarëve.

Ndërsa, sot na u është kthyer përgjigja pozitive, kështu që objektet e gastronomisë në teritorin e komunës së Bujanocit do të mund të punojnë deri në ora 23:30 vetëm gjatë muajit të Ramazanit, derisa masat tjera mbeten të njejta.

Kësaj kërkese i ka paraprirë kërkesa e pronarëve të gastronomisë drejtuar kryetarit të komunës së Bujanocit.

COMMENTS