Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë ka anuluar sot procesin e votimeve në vendvotimin në fshatin Buhiq. Vendimi është marrë sipas detyrës zy
Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë ka anuluar sot procesin e votimeve në vendvotimin në fshatin Buhiq.
Vendimi është marrë sipas detyrës zyrtare për shkak të parregullsive të evidentuara në ditën e zgjedhjeve, raporton FOLonline.
Ndërkohë, në afatet e parapara ligjore, në Komisionin Komunal Zgjedhor në Bujanoc janë parashtruar dy ankesa nga ana e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.
FOLonline merr vesh se bëhet fjalë për vendvotimin në fshatin Zarbicë dhe vendvotimin në Sh.F. „M.Kadriu“, në lagjen e strukarëve në Tërnoc.
I takon KKZ-së që si organ i shkallës të parë, në afatet kohore të parapara me Ligj, të marrë vendim për aprovimin apo refuzimin e këtyre ankesave.
COMMENTS